Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Islami: Mbyllja e koalicioneve dhe ngrirja e listave masakrojnë partitë e reja si dhe pluralizmin

Islami: Mbyllja e koalicioneve dhe ngrirja e listave masakrojnë partitë e reja si dhe pluralizmin

Forum
E martë, 6 Tetor 2020 09:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithë zhurma që bëri opozita fasadë në parlament apo më saktë disa kokrra të saj sharlatane, u mbyllën sot më turp…E gjithë kjo “shërrnajë” e tyre ishte në rastin më të mirë, thjesht për t’i rritur pazarin Ramës…pra për të marrë “rrushfet” sa më të madh nga “kryesharlatani” që ishte ndërkohë edhe krijuesi i “opozitës fasadë”… Shpresoj që kjo që po deklaroj të mos jetë e vërtetë… Fakti që kjo “shpurë” e diskretituar në parlament jo vetëm nuk ka pasur asnjë reagim serioz pas miratimit nga Rama të projektit të tij, por thjesht ka luajtur teatrin e mirëkuptuar me të dhe madje një pjesë e tyre i kanë votuar tinëzisht këto ndryshime… të le të mendosh se ky ishte një përfundim i pritshëm, racional, i saktë dhe i vërtetë… Pavarësisht zhurmës lehaqenase të porositur nga Rama për disa nga “aktorët” e opozitës fasadë… E ardhmja do ta provojë me siguri matematike këtë që po them!

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Gjithcka ka hartuar, deklaruar dhe po miraton Rama përsa i përket ndryshimeve në sistemin zgjedhor janë jo vetëm antiemokratike e antipopullore por mbi të gjitha kundër motivimit masiv dhe pjesëmarrjes në zgjedhje të partive të reja… Ndryshimet janë qartësisht e në thelb shkatërrimtare të partive të reja ose më saktë janë qartësisht kundër futjes së partive të reja në politike, kundër rolit të tyre për të shkatërruar establishmentin e partive të mëdha e tradicionale…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore e ka Rama që duke vepruar në mënyrë të njëanshme e tinzare I ka mashtruar të gjithë, madje në sytë e publikut ka nxjerrë bllof edhe e ka bërë qesharake edhe opozitën fasadë… Çdo tentativë për të përfshirë opozitën e vërtetë në konceptimin, hartimin dhe mairatimin e kësaj poshtërsie historike është e diabolike dhe do të dështojë me siguri… Publiku duhet të mbajë mënd mirë se në miratimin e kësaj poshtërsie, ka qënë pjesëmarrëse, haptas apo tinëzisht, është edhe një pjesë opozitës fasadë apo anëtarë sharlatanë të saj që kanë përfituar eventualisht “dhuratat” më të majme nga kryesharlatani… madje edhe ndonëse disa prej tyre prej tyre kanë bërë teatrin e votimit kundër reformës sepse vota e tyre nuk ka qënë e domosdoshme… dhe duke votuar gjoja kundër do të mund ruhej faqja e tyre e ndotur në sytë e publikut…

Po shpjegoj më poshtë në mënyrë sistematike përse ndryshimet e bëra nga Rama dëmtojnë rëndë shfaqjen e partive të reja anti-establishment… duke qënë në realitet kundër pluralizimit dhe pritshmërisë qytetare për të votuar parti të reja dhe diktuar në përbërjen e parlamentit e të qeverisë së ardhshme.

Së pari, po e filloj nga pragu, që nga 3 përqind u ul në 1 përqind…Ky ishte një bllof apo tallje që nuk ka asnjë vlerë reale për partitë e reja, sepse konkurimi bëhet në nivel qarku dhe cdo parti e re do të përballet me pragun “natyral’ që ekziston në cdo rast në nivel qarku… Dhe që përqindja e tij e të cilit varet nga madhësia e qarkut… Në vota ky prag është pothuajse i njëjtë në cdo qark, i barabartë me numrin e votave për një mandat që është rreth 20000 mijë shumëzuar me përqindjen e pjesëmarrjen në votime në qarkun perkatës (shifër që lëviz nga 50-53 %) që do të thotë se për të fituar një mandat në cdo qarku do të duheshin mbi 10,5-12 mijë vota… Kurse në përqindje kjo madhësi do të ishte në Kukës (qarku më i vogël me 3 mandate) jo më shumë se 33 përqind. Në Fier (me 16 mandate) jo më shumë se 6,7 përqind. Dhe në Tiranë (me 36 mandate) jo më shumë se 2,8 %…Ulja e pragut nga 3 % në shkallë kombëtare ishte një lojë e Ramës ose për të ulur nivelin e “uluritjes” së sharlatanëve të opozitës fasadë ose për ti paraqitur ata si fitimtarë në betejën “konstruktive” me llukashenkon shqiptar, ndërkohë kjo do të shitej edhe si një mësim/pësim për opozitën destruktive jasht parlamentit që tenton të realizojë me “ultimatum” por pa sukses fitore përballë “diktatorit”. S’po e zgjas më me këtë bllof të shëmtuar që besoj e kuptojnë të gjithë, qoftë edhe më naivët…që është kundër partive të reja.

Së dyti, heqja e mundësisë së konkurimit të partive të reja me koalicione, qoftë edhe duke mundësuar bashkimin eventual të partive të reja anti-establishment me njëra tjetrën në koalicione anti-establishment, i vendos partitë e reja në kushtet të disfavorshme përballë partive të mëdha. Sepse partitë e reja në këto rrethana nuk kanë më asnjë interes apo nxitje për tu bashkuar mes tyre përballë partive të mëdha tradicionale që kanë jo vetëm përmasa të mëdha, organizime të konsoliduara por edhe mjete të shumta. Pra prishja e koalicioneve nuk është vetëm kundër partive të vogla e të vjetra por disfavorizon në ekstrem partitë e reja sidomos ajo që është vrastare për partitë e reja në këtë lloj konkurimi është aplikimi i formulës d’Hondt që përkthen votat në mandate.. sepse kjo formule favorizon partitë kryesore tradicionale…dhe duke filluar nga partia e tretë i defavorizon…ndërkohë që partitë e reja i dërmon fare.

Së treti, dhe kjo është më e rënda. Formula e Ramës për të “ngrirë rënditjen” në listën e deputetëve është e poshtër sepse ajo shitet si “listë e hapur” dhe nga ana tjetër “ajo është praktikisht e mbyllur”, pra një mashtrim i trashë që qytetarët do të ndjejnë vetëm pasi zgjedhjet të kenë përfunduar dhe të shikojnë se kanë hedhur votat e tyre për listën e Ramës të përbërë nga po ato fytyra të urryera e të neveritshme.. Disa prej tyre do të habiten pas ‘pilafit”, por do të ishte shumë vonë! Kurse për partitë e reja kjo “formulë” është teorikisht dhe praktikisht e mbyllur…ajo është dërmuese për partitë e reja. Partitë e reja do ta kenë të pamundur të motivojnë më shumë se 1-2 kandidatë në listat e tyre në seicilin nga 12 qarqet. Sepse duke filluar nga kandidati i dytë, i rënditur në listën e partisë së re, shansi për të ndryshuar rënditjen, pra për të zhvendosur të parin në listë është teorikisht e praktikisht zero…Kështu do të ishte pothuajse e pamundur që cdo parti e re të motivonte më shumë se 1 kandidat në cdo qark. Kjo do ta bënte të vështirë veprimin e partive të reja për të thyer establishmentin sepse në cdo qarku kandidati i parë i cdo liste të partisë së re do të gjëndej i vetëm përballë makinerisë së partisë tradicionale të establishmentit.

Përfundimisht mund të thuhet se kjo poshtërsi tregon frikën e madhe të Ramës e dobësinë e tij ekstreme prandaj jo vetëm partitë e reja s’duhet të ligështohen, përkundrazi ato duhet të angazhohen më fuqimisht në shkatërrimin e establishmentit dhe vecanërisht për të shporrur të Keqen sektare.Sfida qytetare është bërë në pamje të parë ndoshta më e vështirë por jo e pamundur dhe në thelb edhe më e realizueshme tashmë. Sepse është rritur avantazhi moral qytetar…Dhe me siguri edhe mbështetja qytetare për shkak të rritjes së revoltës kundër së Keqes që po reagon egersisht. Prandaj me qetësi dhe kthjelltësi duhet vepruar masivisht dhe nuk duhet konsumuar kohë duke reaguar ndaj ambasadorëve sepse në fund të fundit kjo është sfidë e shqiptarëve dhe për shqiptarët.

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.