Ismail Kadare është si kokrra e mollës. Lajmet për të janë “fake news”

Ismail Kadare ka rënë pre e një lajmi i cili është përhapur me shpejtesi rrufe në rrjetet sociale. Pasditen e se shtunës u përhap lajmi se Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Një poet 82 vjeçar lëshoi lajmin sqarojnë mediat online. Ka qenë poeti Arti Lushi, ai i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, njoftoi se 82-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajë familjarëve dhe të afërmve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”, – shkroi Lushi.

Filla pas këtij lajmi plasen sms dhe telefonatat. Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në Instagram ka treguar se Kadare është “si kokrra e mollës” dhe se vetë ai është habitur nga ky lajm i pavërtetë.

“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë “fake news” duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra e mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë…”,shkruan gazetarja në postimin e saj duke shtuar se dhe vetë Kadare është habitur nga ky lajm.

Botuesi i tij Bujar Hudhri sqaron se “Është një turp, është një ligësi. Kjo është shoqëria jonë. Kadare është shumë mirë me shëndet. Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës”, tha më tej Hudhri.

Kadare mbetet një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar europianë të shekullit XX, si dhe shkrimtari më i madh i letrave shqipe. Kadare është pretedent për çmimin NOBEL në letërsi.

SHKARKO APP