Itali-Shqipëri/Kryetarët e të dy gjykatave, Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano, kanë nënshkruar në Romë një marrëveshje bashkëpunimi

Romë, Itali 23 janar 2025.

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë, kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjyqësorit! Kryetarët e të dy gjykatave z. Sokol Sadushi dhe znj. Margherita Cassano, kanë nënshkruar në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre duke u angazhuar për të forcuar lidhjet dhe shkëmbyer përvojën ndërmjet dy sistemeve tona.

Kjo është një marrëveshje historike, sepse është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të shtojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ndërsjelltë të përvojës dhe të praktikave më të mira, duke marrë parsysh vlerat por edhe ngjashmëritë e të dy sistemeve, që do ndikojë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore dhe përmirësimit të aftësive profesionalë të gjyqtarëve e stafit mbështetës.

Ne jemi të lumtur që po përjetojmë një moment kaq të rëndësishëm në historinë e Gjykatës së Lartë!

 

SHKARKO APP