Italia na frikësoi, ndërsa me Kroacinë luani për “jetë a vdekje”!

Mbrëmë Shqipëria ishte përballë Italisë, katër herë kampione bote dhe tani kampione në fuqi e Europës.

Na mundën, sikurse e dinim se do të humbnim, paçka notave patriotike dhe 50 mijë tifozëve shqiptarë që kishim marrë avionë e trena, vetura dhe autobuzë për të parë ekipin kombëtar të futbollit.

Mijëra e mijërat e tifozave shqiptarë që kishin pushtuar rrugët e Dortumundit të Gjermanisë e donin një pikë, pasi për fitore do të ishte mahnitëse, ndonëse fati na buzëqeshi që në sekondat e para të ndeshjes.

Një gol në sekondën e 23-të ngriti peshë zemrat e tifozëve në stadium të cilët kishin mbushur kuq e zi krejt vendet, aqsa ngjyrat e fanelave të tifozëve italianë, dukeshin si yje në sfondin e ngjyrave të flamurit tonë.

Por goli na shtangu, na frikësoi dhe nuk motivoi!

Dhe në pesë minuta na bënë dy gola italianët, të cilët e kontrolluan krej fushën  lojës, duke na bërë që të silleshim në fushë kot së koti.

Për shumë minuta ekipi kombëtar ishte si një “gjel i prerë koka”.

Siç e thamë se ajo është Itali, por së paku nuk kishim ç’të humbnim, sepse një gol e kishim dhe mund të luanim pa frikë, jo të turullosur.

Së paku të bënim lojë brenda takatit tonë! Dhe nuk jemi kaq dobët sa luajtëm, kemi lojtarë brilantë.

Ndërkohë Broja i famshëm, ndonëse i markuar rreptë, nuk bëri asgjë që të ngrinte stadiumin në këmbë. Edhe nuk i dhanë topa, shokët!

Nejse!

Kjo iku tashmë. Kemi me 19 qershor, ora 15.00, ndeshjen me Kroacinë e cila u rrah keq nga Spanja 3-0.

Ndaj duhet jetë a vdekje në fushë më Kroacinë!

Duhet të fitojmë ndaj Kroacisë, pasi na pret Spanja e pamëshirshme. Spanja nuk është si Italia, që edhe na fali disi në gola, spanjollët të masakrojnë.

Bëjeni për tifozët që ju ndjekin pas me zemër!

Së fundmi atë Uzunin kot nuk e more në ekip, zoti trajner! Ai bën gola!/S.P./

 

SHKARKO APP