Ivanka Trump publikon foto nga bregdeti i Vlorës dhe bukuritë e Zvërnecit

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Shqipëri, duke vënë në qendër bukuritë natyrore të Zvërnecit dhe bregdetit të Vlorës.

Në pamjet e publikuara në Instagram, Ivanka Trump shfaq fotografi dhe video ku spikasin deti, gjelbërimi karakteristik i zonës, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit.

Videot shoqërohen me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”, duke i dhënë një ton të veçantë dhe emocional postimeve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në qytetin e Vlorës. Gjatë kësaj vizite, ajo u prit në Kryeministri nga Edi Rama, me të cilin u takua edhe gjatë qëndrimit të saj në Vlorë. Burime zyrtare bëjnë me dije se ata zhvilluan një darkë të përbashkët në praninë e delegacionit që e shoqëronte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump pati gjithashtu një takim informal me kryeministrin Rama në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa më pas ata darkuan në një restorant në Orikum. Në këtë takim morën pjesë edhe rreth 60 arkitektë, pjesë e grupit që shoqëronte Ivanka Trump gjatë vizitës së saj.

Po kështu Ivanka Trump është pritur mbrëmë në kryeministri.

Ivanka Trump mbërriti në Shqipëri dy ditë më parë, e shoqëruar nga një grup arkitektësh, në kuadër të projektit për zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit, një nismë që synon promovimin dhe transformimin e kësaj zone në një destinacion të ri turistik me standarde ndërkombëtare.

Projekti i saj fantastik për ishullin e Sazanit dhe Zvërnecit shkon diku te 1.4 miliardë dollarë dhe do të projekti më i mirë në krejt Mesdheut, por jo vetëm.

Ajo sëbashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner kanë vizituar disa herë Shqipërinë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?