Izraeli: Në Belgjikë zyrtarët e kanë mendjen tek çokallata e jo tek siguria

Ministri izraelit i Transportit, Inteligjencës dhe Energjisë Atomike, Yisrael Katz, ka thënë se nëse në Belgjikë do të vazhdojnë të hanë çokollatë dhe të gëzojnë jetën e lirë dhe demokracinë, dhe nuk e kuptojnë se disa prej myslimanëve po planifikojnë sulme terrori, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të luftojnë kundër tyre.

Ministri Katz ka kritikuar sigurinë e vendeve të Europës, sidomos të Belgjikës, ku mbetën të vdekur 31 persona dhe u plagosen 270 persona.

Ministri thotë se ka ardhur koha që evropianët të përdorin disa nga teknikat e sigurisë që ka përdorur për vite me radhë Izraeli.

 “U deshën vite që Izraeli të zhvillonte një sistem të mirë sigurie. Evropa ka nevojë për të investuar në këtë aspekt”, tha ministri Katz.

Shërbimet sekrete belge, pa përjashtuar këtu edhe agjenci të tjera inteligjence në vendet perëndimore, kishin njohuri preçize në lidhje me sulmet, dhe madje edhe se ku ato të zhvilloheshin.

Ky është pretendimi i një gazete të njohur izraelite, e cila përmes një lajmi të saj ekskluziv, shpjegon detaje të papublikuara. Haaretz shkruan se shërbimet sekrete e dinin se sulmet që ishin planifikuar kishin si objektiv aeroportin e Zaventem si edhe rrjetin e metrosë së kryeqytetit belg.

“Pavarësisht paralajmërimeve në avancë, pregatitja e shërbimit të inteligjencës dhe sigurisë ishte e limituar në qëllimin e saj dhe e paefektshme në reagimin e saj. Për aq sa dihet sulmet ishi planifikuar në selinë e Shtetit Islamik në Raka të Sirisë”- shkruan gazeta izraelite Haaretz.Capture

Më tutje e përditshmja shton se arrestimi i javës së kaluar i trurit të sulmeve terroriste në Paris, Salah Abdeslam, ishte dhe shkaku i përshpejtimit të sulmeve, pasi ISIS shqetësohej se ai mund të jepte informacione të rëndësishme. Një shkak që shtyu më shumë drejt këtij skenari kanë qenë edhe raportimet në media se terroristi Abdeslam po bashkëpunonte me autoritetet belge.

“Dëshmia që dha terroristi i arrestuar (Abdeslam), si dhe informacionet që posedonte shërbimi i inteligjencës… do duhej të kishin rezultuar në veprime dhe përgatitje më efektive në vende të populluara publike në Bruksel… sa për tani, fokusi është drejtuar tek terroristi Najim Laachraoui, i cili krijoi veshjet me eskploziv që u përdorën nga kamikazët…”- përfundon shkrimin gazeta Haaretz.

SHKARKO APP