Ja ç’bëri Rama në Kavajë (foto)
Edi Rama ishte në Kavajë në një takim me të rinjtë të cilët do votojnë për herë të parë. Foli e foli për Kavajën, për zgjedhjet, për PD, etj dhe në një moment kryeministri iu kërkoi të mbanin qetësi dhe të mos brohorisnin “Edi Rama, Edi Rama”, pasi do ta mbyllte me një porosi për të rinjtë. Por kjo bëri efektin e kundërt tek te rinjtë, të cilët shpërthyen me shumë në brohorima për Ramën. Duroi sa duroi kryeministri dhe me tonin e një aktori tha se nëse do vazhdonin të thërrisnin prapë atëhere ai nuk do fliste. Dhe ashtu ndodhi. Nuk foli, ndonëse me mikrofon në dorë. Ata me brohorima të forta dhe kryeministri mbeti pa fjalë. Më pas u ul këmbëkryq në podium me shpresën se do pushonin të rinjtë. Ata nuk pushonin dhe me në fund kryeministri u dorëzua dhe tha “RROFTE SHQIPERIA! JEMI KUQ E ZI, JEMI VELLEZER TE MAJTE E TE DJATHTE!”.
Dhe iku nga Kavaja. Fituan të rinjtë që brohorisnin për Edi Ramën.