Takimi / Ja çfarë i tha Presidenti Ilir Meta ambasadorit Donald Lu

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi është zhvilluar gjatë promovimit të librit të Dr. Valbona Zeneli. Në bashkëbisedimin mes kreut të shtetit dhe kreut të ambasadës së SHBA në Tiranë nuk kanë munguar dhe batutat.

Sipas të pranishmëve që ishin në këtë aktivitet, mësohet se Presidenti Meta i ka thënë Ambasadorit Lu: “Unë i vogël pilot ëndërroja“.

Batuta e Presidentit Ilir Meta lidhet me deklaratën e bërë ditën e sotme nga Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Gjatë një takimit me nxënës të shkollës fillore ‘Turgut Ozal’, ambasadori tha se ëndrra e tij kur ishte fëmijë ishte që të bëhej astronaut. Ky detaj është zbuluar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka publikuar një foto të ambasadorit Lu me fëmijët në ‘Facebook’, gjatë takimit në kuadër të programit ‘Meet America’.

“Foto e Ditës| “Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime “, i tha Ambasadori Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit “Meet America”. Po ju, çfarë doni të bëheni kur të rriteni?”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Postimi i ambasadës së SHBA në Facebook:

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10155222133020838

SHKARKO APP