Ja femra që denoncoi gjyqtarin e Gjirokastrës për afera seksuale
Kush është nëna e divorcuar që regjistroi kryetarin të Gjykatës së këtij qyteti, Guximtar Boçi, që kërkonte favore seksuale për fitimin e një çështjeje? Ajo jeton me dy fëmijët e saj në Gjirokastër.
Familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia. Ajo është R.I, 38 vjeçe nga Gjirokastra.
Mësohet se gruaja e ka humbur çështjen që kishte me familjen e ish-burrit të saj në Shkallën e Parë edhe në Apel dhe tashmë ajo po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
“Në Shqipëri duhet të mësohemi të sillemi me njerëzit sipas vlerës që kanë…”
Kështu gjykon gruaja 40-vjeçare, e cila gjeti kurajon ta denoncojë publikisht me video, kryetarin e Gjykatës së Faktit në Gjirokastër, Guximtar Boçin. Ajo e shpjegon qartë arsyen pse vendosi ta bëjë publik, video-përgjimin për njeriun e ligjit që i kërkoi marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendimi pro saj.
Në profilin e saj në Fb, ajo shkruan: “Na mësuan të sillemi ashtu si do donim të silleshin të tjerët me ne, por mirësjellja, konsumohet shumë shpejt në një vend ku qarkullojnë shumë ndyrësira. Në Shqipëri duhet të mësohemi të sillemi me njerëzit sipas vlerës që kanë…”
R.I. tregoi kurajo në denoncimin e kësaj afere, por ajo ishte denoncuar me parë nga ish-vjehrra e saj se e kishte rrahur (shiko videon)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=gSKQbSWNXos” width=”560″ height=”315″]
Ish-vjehrra e kishte denoncuar paditesen e gjyqtarit për rrahje
Gruaja që regjistroi audio kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës ishte denocuar muaj më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” nga ish -vjehrra e saj. Merushja, pretenonte se ajo e kishte rrahur dhe e kishte lënë pas shtëpi dhe se ishte e detyruar të flinte në garazh. Sipas saj, ish-nusja e djalit, denoncuesja e gjyqtarit Boçi, ia kishte marrë shtëpinë me një vendim të dhënë papritur nga Gjykata e Apelit, brenda ditës. Merushja thotë se ajo e ka fituar gjyqin në Shkallën e Parë. Ajo tregon se me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, ish –nusja e djalit kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka.
“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta.”
Denoncimin e gruas, që është bërë më 10 prill 2016, mund ta ndiqni nga minuta 06:15 në videon e mëposhtme.
Gjyqtari mohon ta ketë takuar qytetaren
Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi i cili u kap në një skandal seksual nga emisioni “Stop” në TV Klan ka ka mohuar ta ketë kontaktuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë.
Ai deklaroi për “Panoramën”, se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.
55-vjeçari, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën mbrëmjen e djeshme kur u shfaq biseda intime e Boçit.
Në ceremoninë e mbajtur dje ishin të ftuar kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.
Lexoni lajmet të tjera për këtë ngjarje:
Kryegjyqtari i Gjirokastrës Guxim Boçi i kërkon favore seksuale qytetares
Gjyqtarit iu publikuan përgjimet në ditën e dasmës së vajzës
Përgjimet, Krimet e Rënda nisin hetimin për Kreun e Gjykatës Gjirokastër
Thellohet skandali i gjyqtarit ‘maniak’, i kërkoi seks dhe psikologes
Skandali në Gjirokastër/Tahiri: Reforma do na çlirojë nga të gjithë palaçot në drejtësi