Ja fituesit e mbrëmshëm të çmimit Oscar.DiCaprio aktori më i mirë (Video)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HjVYfoV8ZT0″ width=”560″ height=”315″]
Aktori me i madh dhe me i kerkuari u shpall. Ai eshte Leonardo DiCaprio fitues i çmimit Oscar si aktori më i mirë, në rolin e vështirë në filmin “The Revenant”. Një rol i mundimshëm për të treguar lidhjen e njeriut me natyrën dhe sakrificën.
Edicioni i 88 i ceremonisë së Oscar, i mbajtur në Dolby Theater zgjodhi “The Revenant” edhe si filmin me regjinë më të mirë, që mban firmën e Alejandro G. Inarritu. Regjisori Inarritu është fitues për herë të dytë me radhë i këtij çmimi. Një vit më parë ai e mori çmimin me filmin “Birdman”
“The Revenant” i shërbeu Emmanuel Lumbezki të marrë çmimin për kinematografinë më të mirë, duke u bërë fitues për tre vite me radhë në këtë kategori, i pari në histori.
Por filmi më i mirë u shpall “Spotlight”, i bazuar mbi një histori të vërtetë. Ai mori edhe çmimin për skenarin më të mirë original. Aktorja më e mirë u cilësua Brie Larson për interpretimin në filmin “Room”. Me 6 çmime u nderua “Fury Road”.
Filmi më i mirë i shkurtër u shpall “Stutterer”.
Në këtë kategori kandidoi për herë të parë edhe një film shqiptar. Por “Shok”, pavarësisht pritshmërisë së lartë nuk arriti të bënte për vete statujën “Oscar”.
Ceremonia e këtij viti nisi nën shenjën e “racizmit”. Disa aktorë të njohur, përfshirë Will Smith e bojkotuan atë, nën pretendimin se nuk ishin kandiduar produksione të autorëve me ngjyrë. Por Chris Rock, prezantuesi i këtij edicioni, një aktor me ngjyrë, në monologun e tij i dha një goditje me nota humori kësaj forme proteste.
Kjo ishte edhe ngjarja më pikante e ceremonisë.
Përsa u përket çmimeve, nuk pati të papritura. U vlerësua me Oscar edhe Ennio Morricone, për kolonën zanore të filmit “The Hateful Eight”, me regji të Quentin Tarantino. Ndërsa kënga më e mirë u cilësua “Writtings on the Wall” e Sam Smith, e interpretuar për filmin “James Bond: Spectre”. Kjo është kënga e dytë e filmave “James Bond” që fiton Oscar.
LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE OSCAR
Regjia më e mirë: Alejandro G. Inarritu (The Revenant)
Aktorja më e mirë: Brie Larson (ROOM)
Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)
Filmi më i mirë: Spotlight
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Alicia Vikander – The Danish Girl
Aktori më i mirë në rol dytësor: Mark Rylance – Bridge of Spies
Skenari më i mirë origjinal: Spotlight
Skenari më i mirë i adaptuar: The Big Short
Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road
Produksioni më i mirë: Mad Max: Fury Road
Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve: Mad Max: Fury Road
Kinematografia më e mirë: The Revenant – Emmanuel Lubezski
Editimi më i mirë: Mad Max: Fury Road
Editimi i zërit: Mad Max: Fury Road
Miksimi i zërit: Mad Max: Fury Road
Efektet vizuele: Ex Machina
Filmi më i mirë i shkurtër – i animuar: Bear Story
Filmi më i mirë i animuar: Inside Out (filmi i tetë i animuar nga Pixar që fiton çmim ‘Oscar’ si filmi më i mirë i vitit).
Dokumentari më i mirë i shkurtër: A girl in the river: The Price of forgiveness
Dokumentari më i mirë: AMY
Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer
Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul
Muzika më e mirë origjinale: Ennio Morricone – The Hateful Eight
Kënga më e mirë: Writtings on the Wall – Sam Smith (James Bond: Spectre)