Ja përballjet e ekipeve pas fazës së grupeve në kampionatin europian
Të merkurën u mbyll faza e grupeve, ku siç dihet ekipi shqiptar nuk u kualifikua për më tej për shkak të golavarazhit.
Ka përfunduar faza e grupeve në Euro 2016. Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur që të kualifikohet për në 1/8 e finales së evropianit të futbollit, Euro 2016. Më poshtë keni dy ekipet e para të gjashtë grupeve që kanë vazhduar tutje janë:
Grupi A
Franca
Zvicra
Grupi B
Uellsi
Anglia
Grupi C
Gjermania
Polonia
Grupi D
Kroacia
Spanja
Grupi E
Italia
Belgjika
Grupi F
Hungaria
Islanda
Përveç 12 ekipeve të para, tutje janë kualifikuar edhe katër ekipet më të mira nga pozitat e treta. Kjo është tabela e ekipeve të treta me katër të parat që vazhdojnë tutje:
1. Sllovakia 4 pikë
2. Republika e Irlandës 4 pikë
3. Portugalia 3 pikë
4. Irlanda e Veriut 3 pikë
5. Turqia 3 pikë (eliminohet)
6. Shqipëria 3 pikë (eliminohet)
Faza tjetër duket shumë e zjarrtë dhe këtë herë fati na ka rezervuar dy ndeshje të mëdha. Po flasim për ndeshjen mes Kroacisë e Portugalisë dhe Italisë e Spanjës. Të flasim për favoritët në këtë mes është diçka e pakuptimtë pasi nivelet e përfaqësuese janë të njëjta dhe të gjitha ato konsiderohen pretendente për ta fituar këtë garë.
Mund të shikoni se si do jetë lista e ndeshjeve direkte;
Dita e Shtunë
ora 15.00 Zvicer -Poloni
ora 18.00 Wells- Irlanda e Veriut
ora 21.00 Kroaci- Portugali
Diten e dielë:
Ora 15.00 Francë- Irlandë
Ora 18.00 Gjermani-Sllovaki
Ora 21.00 Hungari-Belgjikë
Diten e hënë:
Ora 18.00 Itali-Spanje
Ora 21.00 Angli-Islande