Ja pse duhet votuar Fatmir Xhafaj si kandidat për deputet

Fatmir Xhafaj është kandidat për deputet në listën e hapur të PS për qarkun e Tiranës. Edhe në zgjedhjet e kaluara ai ishte jashtë listës së sigurtë të PS, por fitoi se e votuan në masë dërmuese socialistët.

Edhe këtë herë Fatmir Xhafaj ka sfidë me veten, por më saktë është vetë PS-ja dhe anëtarsia e saj në një sfidë dinjiteti politik për të mbajtur prapë deputet një figurë emblemë të së majtës shqiptare.

CV e Fatmir Xhafajt është një jetë e gjatë në PS dhe për PS-në. Ai ka treguar dinjitet, profesionalizëm dhe korrektësi politike e njerëzore. Ai është sulmuar nga Berisha dhe nga segmente të PD-së në mënyrë të paskrupullt, por ia ka dalë të mbetet politikan 24 karatsh socialist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhafaj nuk është thjesht një numër plus në PS, ai është vlerë dhe oponencë në PS. Ai flet dhe mbron interesat e së majtës shqiptare, duke mos qenë asnjëherë servil apo urë për të këqijat e qeverisjes, pasi ka folur dhe ka debatuar në të mirë të PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe për një fakt tjetër pse duhet votuar Fatmir Xhafaj është se ai mbetet shtylla kurrizore e PS-së tradicionale, natyrisht bashkë me Pandeli Majkon.

Ndaj, kushdo socialist apo pa parti, apo pjesa “gri” e votuesve duhet të votojnë Fatmir Xhafaj si kandidat për deputet.

Dhe vota për Fatmir Xhafaj është edhe votë për PS-në, por edhe për dinjitetin e politikës. Eshtë votë për politikanin dinjitoz/S.P./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?