Ja pse Groenlanda është jetike për SHBA dhe pse Uashingtoni duhet ta marrë me çdo kusht

Debati nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës “duhet” apo jo ta marrë Groenlandën është, në thelb, i vonuar. Pyetja reale nuk është nëse DUHET TA MARRIN, por KUR dhe SI. Në një botë që po kthehet me shpejtësi në logjikë fuqish të mëdha, Groenlanda nuk është luks diplomatik – është domosdoshmëri strategjike.

  1. Groenlanda është çelësi i mbrojtjes së Amerikës së Veriut

Groenlanda ndodhet fiks në mes të rrugës më të shkurtër ajrore midis Moskës dhe Uashingtonit. Në strategjinë ushtarake kjo quhet “great circle route” – korridori kryesor i raketave balistike ndërkontinentale.

Nëse Rusia apo Kina lëshojnë raketa drejt SHBA-së, ato kalojnë mbi Groenlandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është arsyeja pse SHBA mban atje US Space Force me radarë që monitorojnë qiellin 24/7.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa Groenlandën:

mbrojtja raketore e SHBA-së ka një vrimë fatale

paralajmërimi i hershëm humbet minuta jetike

deterrenca bërthamore dobësohet

Në gjuhë të thjeshtë: pa Groenlandën, SHBA është më e pambrojtur.

  1. Porta detare që mbyll ose hap Atlantikun

Groenlanda kontrollon të ashtuquajturin hendeku GIUK (Greenland–Iceland–UK) – pika ku nëndetëset ruse duhet të kalojnë për të hyrë nga Arktiku në Atlantik.

Kush kontrollon GIUK:

kontrollon nëndetëset bërthamore ruse

mbron rrugët tregtare të Atlantikut

garanton sigurinë e NATO-s

Kjo është arsyeja pse NATO e konsideron Groenlandën vijë mbrojtëse kritike. Nëse SHBA nuk e kontrollon drejtpërdrejt këtë zonë, dikush tjetër do ta sfidojë.

  1. Arktiku po bëhet fronti i ri global

Shkrirja e akullnajave po hap rrugë të reja detare, qasje në minerale strategjike, rezerva të mëdha energjie ndërkohë Rusia ka militarizuar Arktikun, kurse Kina e quan veten “fuqi afër-arktike”.

Në këtë realitet, ideja që Groenlanda të mbetet vetëm një territor autonom i lidhur me Danimarka është strategjikisht naive. Danimarka nuk ka kapacitet ushtarak për të mbrojtur Arktikun. SHBA po se është ushtria më moderne dhe me e fortë në botë.

  1. Historia tregon se SHBA gjithmonë e ka dashur Groenlandën

SHBA ka tentuar ta marrë Groenlandën:

pas Luftës së Parë Botërore

pas Luftës së Dytë Botërore

gjatë Luftës së Ftohtë

edhe sot, në epokën Trump

Kjo nuk është ide personale e Donald Trump. Trump thjesht e tha me zë të lartë atë që establishmenti amerikan e mendon prej më shumë se një shekulli. Pra Trumpi është më vizionari praktik dhe që ka strategji për një Amerikë me të fortë.

  1. Aleat apo pronë? Realpolitika nuk pyet për ndjeshmëri

Evropianët reagojnë emocionalisht ndaj idesë së “blerjes” së Groenlandës. Por historia e fuqive të mëdha nuk është shkruar kurrë me ndjeshmëri – është shkruar me interes sigurie.

Nëse Arktiku militarizohet më tej Rusia dhe Kina rrisin praninë në Groenlandë apo rrotull saj NATO dobësohet ndaj duhet që SHBA do ta marrë Groenlandën. SHBA duhet dhe do ta marrë Groenlandën përmes një marrëveshjeje politike apo zgjerimi të kontrollit ushtarak apo një formule të re sovraniteti.

Sepse për Uashingtonin, Groenlanda është më e rëndësishme se çdo kosto diplomatike sepse Groenlanda nuk është ishull periferik. Ajo është radar i Amerikës, dryni i Atlantikut, mburoja e NATO-s, çelësi i Arktikut

Dhe në politikën e fuqive të mëdha, çelësat nuk lihen në duar të dobëta.

Prandaj, pavarësisht deklaratave publike, kundërshtimeve europiane apo debateve morale, një gjë është e sigurt:

SHBA nuk do ta lërë Groenlandën jashtë kontrollit të saj strategjik.

Presidenti Trump do të mbahet mend si presidenti që guxoi dhe fitoi duke i dhënë SHBA ishullin strategjik Groenlandën që për Danimarkën është një tokë nderi, por bota nuk mbrohet më me “nder”. Duhet forcë dhe siguri e jo dekor mbretëror danez!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?