A do ti shpallë Rama me 29 shkurt zgjedhjet e parakohshme në Kongresin e PS-së?

Kur PD-LSI dhe partitë e tjera opozitare do ta rrëzonin qeverinë Rama me forcën e popullit ndërhynë ambasadorët dhe disa ndërkombëtarë se “prisni sa të miratohet Reforma Zgjedhore”.

Opozita pranoi të ulet në tryezë me ata që ia vodhën votat, me bandat kriminale, vetëm për një arësye: Zbatimin e një prej pikave të Parlamentit gjerman, ku duhet patjetër që opozita të ishte bashkëpunuese. Pra për miratimin e Reformës Zgjedhore. Dhe u la data 15 mars si datë finale për ta miratuar në parlament nga mazhoranca, e cila ka nën varësi pothuaj të gjithë deputetët e “opozitës së re”. Ndërkohë sondazhet tregojnë se humbja e PS është katastrofike nëse zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

Edhe kryeministri Rama i ka në zyrë sondazhet.

Ndaj kryeministri do të bëjë të pamundurën ta shtyjë datën 15 mars, si datë finale. Do të sajojë sikur nuk ka votat, sepse fjala vjen, do të thonë se deputetët e “opozitës së re” nuk pranojnë këtë sistem apo atë sistem zgjedhor, se “nuk kam 84 vota socialiste”, etj etj. Natyrisht që deputetët e “opozitës së re”, ndonëse ushqehen e drejtohen prej PS-së, përsëri iu lezetohet karrika e deputetit dhe paga qyl, si “bashibozukë” që janë.

Opozita nga ana e saj u ul në tavolinë me Gjiknurin dhe pret datën 15 mars.

Por jo më tej se data 15 mars, opozita nuk duhet të presë më. Nëse Rama, siç po luan, nuk e miraton paketën e Reformës Zgjedhore, OPOZITA duhet ta shkul  me popull qeverinë, duke e detyruar të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Por një pyetje publike vjen edhe për ambasadorin e OSBE, Bochard e ambasadorin e BE, Soreca se çfarë do deklarojnë nëse Kryeministri Rama nuk e kalon deri me 15 mars reformën. Apo do heshtin? Apo do gjejnë artifica të rreme se “prisni edhe pak!”, duke u bërë palë me krimin elektoral të Edi Ramës?

Ulja e PD-LSI dhe partive të tjera në tryezë me PS është një test për ndërkombëtarët nëse janë palë me kryeministrin. Ndërkohë pritet të shikohet me datë 29 shkurt në Kongresin e PS a do ti shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kryeministri Edi Rama. Nëse i shpall zgjedhjet dhe nëse miraton edhe reformën, siç u ra dakort, atëhere në maj gjasat janë se BE do ti jap negociatat Shqipërisë.

Nëse nuk i bën këto, kryeministri, si dhe nëse Opozita e ha karremin e kryeministrit me gjoja shtyrje përtej datës 15 mars 2020, atëhere OPOZITA ka tradhtuar.

E fundit, nëse prapë kryeministri nuk zbaton kushtet e parlamentit gjerman, nëse reformën e shtyn pas 15 marsit në “kalendat greke” si dhe nëse nuk pranon zgjedhje të parakohshme, atëhere mazhoranca dhe personalisht Rama sfidojnë edhe ambasadoren e re amerikane.

S.P.

SHKARKO APP