Jared Kushner, Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati ndryshuan imazhin e Shqipërisë në Botë
Shqipëria ka ndryshuar, imazhi i saj në Europë ka rritje spektakolare, turizmi po ndjellë e sjellë çdo ditë gjithnjë e me shumë turistë të huaj, duke e kthyer vendin tonë realisht në vendet me të kërkuara.
Tirana, si kryeqytet, është një arenë e madhe ndërtimesh, sidomos kulla të larta qiellgërvishtës, duke bërë që në pak vite të jetë “Europa e Ballkanit”, duke e konkuruar dhe lenë pas Beogradin, që historikisht ishte “kryeqendra” e Ballkanit.
Me një stil brilant, paksa edhe autoritar, por edhe miklues, Edi Rama ka arritur të jetë pjesë e barabartë e takimeve europiane apo edhe ato botërore, falë edhe gjuhëve të huaja që zotëron në përfeksion, pa harruar edhe si artikulues mjeshtror i përdorimit të fjalës.
Duhet pranuar se nuk është më ajo Shqipëri, që para një dekade, nuk respektohej në BE apo në forumet të tjera ndërkombëtare.
Falë elokuencës së Edi Ramës, Shqipëria ka shumë miq në Europë, edhe më tej.
Një president francez, dikur mik me palën serbe, që tashmë vjen në Tiranë dhe flet me supërlativa për vendin tonë; një Mark Rutte, numri një i NATO-s, që vendosi për Samitin e vitit 2027 të zhvillohet në Tiranë, e ku do të vijë edhe Presidenti Trump; një Erdogan aleat; një kryeministre italiane, admiruese e kryeministrit shqiptar; që të gjithë miq të Shqipërisë.
Por që të jesh një vend i kërkuar për investime e turizëm, ka nevojë për një qeverisje që ka prioritete strategjike.
Dhënia e ishullit të Sazanit, Jared Kushner, që është dhëndrri i Presidentit më të fuqishëm të planetit, i cili sjellë 1.4 miliardë dollarë investime, por jo vetëm kaq, por edhe famën botërore për standartet investuese, pa harruar se ardhja e Kushner është një reklamë e madhe, pa pagesë, për Shqipërinë.
Kushner është investues, por edhe një reklamë stratosferike për vendin tonë.
Ndërkohë që Shefqet Kastrati, ka bërë një gjë të mrekullueshme me aeroportin e Rinasit, duke rritur cilësinë e shërbimit ndaj pasagjerëve, e ka kthyer këtë aeroport ndër më të mirët në Europë.
Turistët e huaj vijnë me vrap drejt bregdetit dhe pikave turistike malore të vendit tonë, por nëse nuk ka korrektesë e cilësi në Rinas, ata herën tjetër nuk e marrin avionin për në Tiranë.
Por strategjia përfekte e Ramës ka ecur me tej, qëkur ideoi dhe filloi me aeroportin e Vlorës, falë edhe Behgjet Pacollit, i cili po konkretizon fillimin nga puna të këtij aeroporti.
Pacolli mbetet një figurë legjendare e Kosovës, por që për fatin e saj të keq, Prishtina nuk arriti ta shfrytëzojë potencën ekonomike të tij, prej smirës e xhelozisë shqiptare. Pacolli mund të ishte shumë mirë një president i Kosovës, edhe sepse ka kontribuar në njohje të reja diplomatike të shtetit të ri kosovar.
Këta janë tre njerëzit që mbeten tre pikat kyçe të imazhit të Shqipërisë, pa harruar miliarderin Samir Mane, që është një botë e veçantë brenda imazhit shqiptar./SP/
KOHA JONË SONDAZH

