Jepet alarmi nga meteorologët dhe pushteti vendor: Nesër përmbytje dhe stuhi shiu, kujdes banorët!

Sinoptikanët e grupit Hotolishti and Co parashikojnë shirat dhe përmbytje nesër në Shqipëri. Ndërkohë Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të marrin masa sepse përmbytjet do të jenë të furishme.

“Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit 068 33 12 049”.- shkruan Bashkia e Lezhës.

Por edhe bashkitë e tjera kanë lajmëruar banorët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meteorologia Lajda Porja deklaroi se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme.

Parashikohet që fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia.

Ajo shtoi: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.”

Moti ka qenë i ngrohtë dy javët e para të muajit të parë të vjeshtës, shtatorit. Me ç’duket, mënyra si do të ftohen temperaturat që nga dita e nesërme do t’i japin fund ditëve të ngrohta si kjo e sotmja, në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?