Jepi, zoti Kryeministër, duke falur toka shtetrore në mes të kryeqytetit !

Projekti përreth stadiumit të ri që do të ndërtohet në Tiranë është zgjeruar me 2711 metra katrorë. Bëhet fjalë për ambjentet e qendrës tregtare, që sipas Partisë Demokratike po i falet prona publike.

Zëdhënësja Ina Zhupa denoncoi vendimin e qeverisë duke publikuar edhe dokumentet për hapësirën që iu fal pronarëve, në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë. Sipas PD, pas tyre qëndron vetë Edi Rama që ka grabitur në këtë formë një pasuri tjetër të shqiptarëve, për ta kthyer në dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.

DEKLARATA E INA ZHUPËS

Grykësia e Edi Ramës, me aferën e stadiumit Qemal Stafa, nuk ndalet.

Pak ditë më parë, ai ka vendosur të shtojë edhe 2800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdishme të Tiranës.

Edhe 2800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.

2800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama.

Ja ku është vendimi i qeverisë, ku 2800 metra katrorë, pronë e bashkisë, e qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, për aferën më të madhe financiare të Edi Ramës.

Ndërsa mban te fshehte pikën kryesore të kontratës, dhe nuk bën transparencë si i ka ndarë metrat, sa ka lënë për qytetarët, për sportin, e sa për qendrën e tij të madhe të biznesit, shkon edhe më larg e vendos të kafshojë edhe 2800 metra tokë në mes të Tiranës për interesat e tij financiare.

Kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën, ashtu si gjithë këtë aferë korrupsioni, Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta anullojë me marrjen e drejtimit të vendit.

Edi Rama nuk do të bëhet pronar i përjetshëm i dhjetra mijë metrave katrorë në zemër të Tiranës.

Prona do t’i kthetet qytetarëve, dhe llogaritë e Ramës me miliona euro për metra katrorë do të bëhen nul.

Do të ketë stadium ku prioritet ka sporti e spektatori, ku do të respektohen standartet më të larta olimpike.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

SHKARKO APP