Julius Fuçik: “Njerëz, unë ju dua! Jini vigjilentë!” Ministri i jashtëm rus: Nëse fillon lufta e tretë botërore do të jetë bërthamore dhe shkatërruese
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon e ashpër.
Ndërkohë SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë. Por disa shtete si Kina, India, Meksika, Brazili e të tjera nuk pranojnë sanksione ekonomike.
Sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka folur për Luftë të Tretë Botërore. Lavrov ka deklaruar se nëse do të ndodhte një Luftë e Tretë Botërore, ajo do të përfshinte armët bërthamore.
Ky do të ishte fillimi i një lufte shkatërruese bërthamore ku bota më pas do ta fillojë nga koha e shpatave!
Ndaj duhet përdorur gjithçka për ta ndaluar gishtin te butoni i bombës bërthamore, sepse popujt do ta pësojnë, pasi liderët kanë përgatitur bunkerët antibërthamor nëntokë për vete dhe familjet e tyre.
Me sa duket vjen lapidare thirrja e gazetarit dhe shkrimtarit të shquar çek Julius Fuçik: “Njerëz unë ju dua! Jini vigjilentë!”. Ai u ekzekutua nga nazistët gjermanë me 8 shtator 1943.
KOHA JONË SONDAZH

