Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:52 9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë Pio Esposito po përjeton një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi i Interit ishte protagonist në fitoren e Italisë ndaj Francës në Ligën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Jurgen Uldedaj, një kampion shqiptar në majat e boksit botëror

Jurgen Uldedaj, një kampion shqiptar në majat e boksit botëror

Kryesore
E premte, 10 Tetor 2025 21:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Jurgen Uldedaj është simbol i përkushtimit, forcës dhe krenarisë kombëtare në sportin e boksit profesionist. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si boksier fillimisht në vendlindje, më pas në Gjermani dhe Angli, Jurgeni ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë të suksesshme që e ka ngritur në mesin e boksierëve më të mirë të botës. Me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh (12 me nokaut), ai përfaqëson kombin shqiptar me dinjitet në një sport ku vetëm më të fortët arrijnë majat. Jurgeni është kampion botëror i dyfishtë në titujt prestigjiozë “WBO Youth” dhe “WBC Youth”, duke dëshmuar herët aftësitë, profesionalizmin dhe karakterin e një luftëtari të lindur.

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një sërë titujsh ndërkombëtarë që e kanë pozicionuar në elitën e boksit evropian dhe botëror: IBF International Champion, WBA Inter-Continental Champion, IBO Mediterranean Champion, BDB International Champion. Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj bokson me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare. Ai ka bërë që flamuri shqiptar të ngrihet me krenari në shumë arena evropiane, duke e kthyer çdo fitore në një moment emocionues për sportin kombëtar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas një karriere të suksesshme si pjesë e klubit gjerman SES Boxing, Jurgeni ka hyrë në një kapitull të ri të karrierës së tij duke u bërë pjesë e Queensberry Promotions – një nga organizatat më të fuqishme dhe prestigjioze të boksit botëror, që menaxhon disa nga emrat më të mëdhenj të ringut si Tyson Fury, Joe Joyce, Daniel Dubois, Agit Kabayel, Fabio Wardley, Filip Hrgović, Moses Itauma e shumë të tjerë.

Ky bashkëpunim e vendos Jurgenin në qendër të hartës së boksit botëror, duke e pozicionuar si një kandidat të denjë për majat e divizionit Cruiserweight – një kategori ku shpejtësia, teknika dhe fuqia përplasen në duele spektakolare që magjepsin publikun në mbarë globin. Më 25 Tetor 2025, në O₂ Arena të Londrës, Jurgen Uldedaj do të ngjitet në ring për të sfiduar për Titullin e Madh Botëror IBO (International Boxing Organization), duke u bërë shqiptari i parë në histori që lufton për një titull të tillë në boksin profesionist.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky titull prestigjioz është mbajtur ndër vite nga disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së boksit botëror, si:Oleksandr Usyk – kampion i padiskutueshëm botëror dhe ikonë e divizionit Cruiserweight, Mairis Briedis – kampion botëror letonez, i njohur për duelet legjendare, Marco Huck – një prej kampionëve më jetëgjatë në historinë e IBO-së, Firat Arslan – kampion gjerman me origjinë turke, Kevin Lerena – kampion nga Afrika e Jugut me suksese ndërkombëtare etj.

Të gjithë këta kanë bërë histori në të njëjtin divizion ku tani Jurgen Uldedaj ngjitet për të mbrojtur ngjyrat kuqezi në skenën më të madhe të boksit profesionist.

Dueli i 25 Tetorit 2025, përballë kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, do të mbahet në O₂ Arena, Londër – një nga arenat më prestigjioze të planetit – dhe përfaqëson jo vetëm kulmin e karrierës së tij, por edhe një moment historik për sportin shqiptar, ku flamuri kuqezi do të valëvitet përpara gjithë botës.

Jurgen Uldedaj është më shumë se një sportist: ai është shembull i karakterit, përulësisë dhe shpirtit luftarak që lind nga dashuria për vendin dhe besimi në vetvete. Me çdo duel, ai sjell frymëzim për brezat e rinj dhe dëshmon se kur vullneti bashkohet me pasionin, kufijtë nuk ekzistojnë.

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitu...

Para 18 minutash
Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 10 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 11 orësh

Etiketat e lidhura

Jurgen Uldedaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë
Para 4 minutash

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti
Para 9 minutash

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 18 minutash

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!
Para 22 minutash

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.