Ministri: Kanadaja kërkon 300.000 emigrantë për qëndrim të përhershëm

Kanadaja është një nga vendet rekord për pranimin e emigrantëve, por duket se shteti në fjalë nuk do të ndalet.

Ministri i Emigracionit John McCallum ka deklaruar se vendi i tij kërkon mijëra emigrantë për të plotësuar nevojat për punë që ka vendi.

Teksa flet për një popullsi në plakje dhe mungesës së fuqisë punëtore, ai deklaroi gjatë një fjalimi në Filipine se zgjidhja e vetme mbetën emigrantët. “Pse nuk rritet ndjeshëm numri i emigrantëve që vijnë në Kanada? Unë shpresoj të ndodhë dhe ne jemi gati për ta bërë këtë”, tha McCallum.

Gjatë javës, ministri ishte në Pekin ku kërkoi që të hapeshin më shumë zyra në mënyrë që kinezët të mund të aplikonin. Qeveria kanadeze kërkon nga 280 mijë deri në 305 mijë emigrantë për qëndrim të përhershëm në vend.

Plani i qeverisë liberale do të publikohet plotësisht në vjeshtë dhe cilësohet si plani 3 vjeçar “McCallum”.

SHKARKO APP