Kandidati për çmimin Nobel: Vaksina për koronavirusin nuk është e nevojshme

Karantina duhet vetëm për të moshuarit, ndërsa për të rinjtë dhe fëmijët është e dëmshme.

Kandidati për çmimin Nobel, dhe bashkpunëtori i ngushtë i Albert Sabin, (zbuluesi i vaksinës kundër poliomielitit), Giulio Tarro, ka bindjen kërkimore shkencore, se vaksina nuk është e nevojshme kundër koronavirusit, por duhen trajtime antivirale ose sieroterapi me antikorpet e pacientëve të shëruar, te pacientët në momentet e para të sëmundjes. Kuptohet kjo kurë ka efekt, nëse bëhet në fazat e para të infeksionit, përpara se të shkojnë në terapi intensive dhe kur gjendja nuk është keqësuar shumë.

Por njëkohsisht shkencëtari Tarro, thekson se ndoshta kjo sëmundje mund të largohet spontanisht brenda 70 ditëve, sidomos kjo e ndihmuar edhe nga të nxehtit, që koinçidojnë së bashku.

Por kurrsesi kjo sëmundje nuk mund të quhet pandemi e nuk mund të krahasohet me “spanjollen”, sepse ajo godiste më shumë të gjithë organizmin e, sidomos rininë ushtarake të dobët e të uritur.

Një tjetër aspekt, që Tarro e konsideron të rëndësishëm, është edhe dalja në ajër të pastër në dritë e në diell për të lëvizur e bërë aktivitet fizik, duke nxjerrë në pah se sa e dëmshme dhe e gabuar është vendimi për të mbajtur njerëzit mbyllur sidomos fëmijët dhe të rinjtë në shtëpi, larg nga përfitimi i jashtëzakonshëm i lëvizjeve në ambientet e hapur, në dielli dhe në ajër të pastër.
Por izolimi është i domosdoshme të bëhet për të moshuarit, të cilët janë vulnerabël sepse janë edhe mbartës të sënundjeve të tjera kronike, strategji e ndjekur dhe aplikuar me efikasitet nga Izraeli.

Profesori Giulio Tarro, njihet unanimisht ndër virologët më të rëndësishëm në botë.

Një nxënës i Albert Sabin, zbuluesi i vaksinës kundër poliomielitit, Tarro është nominuar dy herë për çmimin Nobel për Mjekësi, i fundit në 2015. Ishte ai që izoloi vibrat e kolerës kur shpërtheu epidemia në Napoli, dhe ishte po ai gjithnjë, për të mposhtur të ashtuquajturin “të keqen e errët të Napolit” dyzet vjet më parë, virusin syncytial të frymëmarrjes që shkaktoi vdekshmëri të lartë te fëmijët e moshës nga zero deri dy vjeç, që vuanin nga bronkioliti. Në 2018 iu dha çmimi “virologu më i mirë i vitit” në Amerikë.
Por ajo që bie në sy nga e gjithë kjo histori, është fakti se, ky shkencëtar, është pothuajse çensuruar nga të gjitha mediat dhe mbrëmë, intervista e tij në Porta a Porta e Bruno Vespës, është dhënë mbas mesit të natës.
Kuptohet se posizioni i dr. GIULIO TARRO është sulmuar shumë nga disa media të shkruara e televizive, që mbështesin teorinë e “analgjezistit” Roberto Burionit, që këshillon strategjinë e kuarantinës e izolimit total për një kohë të gjatë, por që kohët e fundit po gjen një hapësirë të merituar.

Pergatiti: Aleks Kapllaj

SHKARKO APP