Kandidati komunist për Tiranën, Marko Dajti: Unë do të dalë i treti, pas Veliajt dhe Këlliçit. Roland Bejkon e PD as e llogaris fare, ndërsa Qorrin…!
Intervistë ekskluzive për “KOHA JONE” me kandidatin e Frontit të Majtë, për bashkinë e Tiranës, Marko Dajti.
Ndër 6 kandidatët për kryetar në Tiranë që jeni regjistruar në cilin vend mendon se do të renditesh pas zgjedhjeve, pra në raport me votat?
Përgjigje: Do të doja të thosha se jam kandidati fitues, por nuk kam dalë në fushate për të treguar perralla. Kam hyrë në garë të pabarabartë, kundër kandidatëve që kanë mbështetjen e partive më të mëdha politike dhe në këtë garë, nuk shpresoj shumë se do të vlerësohen idetë. Megjithëse alternativat e mia mund të jenë më të mirat, besoj se në fund të gares do të renditem i treti dhe ky do te jetë gjithsesi një vend nderi. Njëkohësisht, do të jetë një hap i rëndësishem për t’i dhenë zë ideve të majta që unë do të përfaqesoj.
Flamur Noka bëri gjest civil politik që të firmosi mundesine e kandidimit tuaj, por a do të vijë ai në fushatë përkrah jush?
Përgjigje: Me Flamur Noken na bashkon sensi qytetar dhe miqesia, por jo bindjet politike. Ai vazhdon të jetë kundershtari im në politikë. Si miqesinë në nivel personal, ashtu edhe kundershtinë në nivel politik, unë dhe Flamur Noka i kemi te hapura, pa hipokrizi. Jo si ca të majtë e të djathtë që diten shahen dhe naten flenë bashkë.
Erion Veliaj tha ndër të tjera se në shumicë jemi kandidatë të majtë duke aluduar për Belind Kelliçin. Ju si mendoni, si i majtë dhe i ditur i madh që jeni?
Përgjigje: Nuk dua te analizoj të gjithë kandidatët, por beteja ime është me Belind Kelliçin dhe Erion Veliajn, dhe asnjeri nga këta të dy nuk është i majtë. Kelliçi është pozicionuar hapur me një platformë të djathtë, ndërsa Veliaj është një manipulator që punon për oligarkët dhe flet në emër të së majtës. Të gjithë socialistët e dinë nga vjen Erion Veliaj, që nuk ka asnjë lidhje me Partine Socialiste. Të gjithë socialistët e dinë se Veliaj po bëhet gati t’i shesë gjithë Shqiperine Sorosit, por janë të paktë ata që guxojnë ta thonë hapur. Ca nga frika e ca nga militantizmi partiak. Veliaj e filloi karrieren e vet politikë me Mjaftin para Kryeministrisë për të rrëzuar nga pushteti Partinë Socialiste. Kandidimi im ka për qellim pikërisht të vrasë friken tek socialistët dhe te majtët e vertetë dhe t’u tregojë se ka edhe alternativa që përfaqesojne bindjet e tyre. Pa patur frikë se nxjerr ndonjë sekret, mund të them se kandidatura ime, si kandidaturë proteste, është nxitur edhe nga shumë organizata të Partisë Socialiste të Tiranës, që nuk ndjehen të përqësuara.
Analistet thonë se do të përplaseni me Arlind Qorrin që ka ide krejt të majta, bile marksiste. Apo jeni ju më i majtë?
Përgjigje: E respektoj për bindjet marksiste z. Qorri, por idetë që ai promovon ndoshta mund të gjejnë zbatim pas Luftes së Tretë Boterore! Kandidati marksist është shumë teorik, por pa ide për zbatim praktik. Nuk shikoj ndonjë përplasje reale, pasi Arlindi është i ri në skenën politike, nuk ka elektorat që ta mbështesë dhe as lidhje konkrete me bazen.
Ta zemë se populli ju voton për kryetar bashkie, çfare punësh do bënit me kryesore?
Përgjigje: Pika e parë është ndihma emergjente për shtresat në nevojë dhe pensionistët nëpërmjet një mbështetjeje konkrete financiare nga buxheti i bashkise. Së dyti, do të përqendroj vëmendjen në investimet në infrastrukturë për fshatrat e Tiranës, me qellim që të gjithë fshatrat të shndërrohen në zona me atraksion turistik. Nuk do të ketë fshat dhe lagje te Tiranës jashtë Unazes pa rrugë të asfaltuar. Së treti, do t’i kthejme Bashkise seTiranes të gjitha pronat publike që jane grabitur dhe do t’i shnderrojmë në burim të ardhurash për qytetarët e Tiranës.
Mes Kelliçit dhe Bejkos cilin do të zgjidhnit si më konkurrent?
Përgjigje: E vetmja gjë që me bashkon me Belind Kelliçin është se të dy vijmë nga familje qytetare shumë të vjetra, që datojnë që kur është themeluar Tirana. Por ai përfaqeson një bindje politike që është totalisht kundër bindjes time, edhe pse e respektoj për bindjen që ka. Prandaj ngelet kundershtari im i vendosur politik në këtë garë dhe më tej. Kandidatin Bejko nuk e llogaris fare në këtë garë. Ai erdhi dje nga fshatrat e Gjirokastres, nuk e di nëse ka bërë pasaportizimin në Tiranë dhe në këtë garë ka hyrë vetëm për të mbrojtur vulen e Bashes dhe 1 milion eurot që ka marre nga Buxheti i Shtetit. Ai nuk përfaqëson asnjë bindje dhe asnjë elektorat, prandaj nuk e konsideroj dot as si kundërshtar politik. Në nivel personal, ndjej keqardhje për mënyren si po e përdorin.