Kastriot Myftaraj: Synimi i Ramës është arrestimi i Metës dhe i Berishës

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit të njohur Arian Çani ishin të ftuar edhe dy analistë:Ilir Kulla dhe Kastriot Myftaraj. Tema e Çanit ishte :”Rama-Metës apo Meta-Ramës” ose në gjuhën më popullore do të thoshte se cili do t’ia fus tjetrit. Ilir Kulla mbrojti idenë se reforma në drejtësi, ndonëse duhet, përsëri po luhet për të ndryshuar rezultatin politik të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku dihet se PS-ja nuk fiton e vetme. Dhe sipas skemës Ilir Meta do të jetë kryeministri i pas zgjedhjeve të reja. Ndaj me këtë reformë synohet të goditet Ilir Meta dhe LSI si një forcë e cila bën pushtetin.Duke ditur këtë rrezik votash të LSI, sipas Kullës, po synon kryeministri të rrëzojë Ilir Metën për ta zbehur ose zhdukur si forcë politike me anë të ndryshimit të sistemit zgedhor si dhe me anë të drejtësisë së re,pas reformës, e cila prapë do të jetë në thelb po kjo, e përdorur nga politika.

Ndërsa Kastriot Myftaraj që siç duke ka informacione të kodifikuara, por edhe kontakte të shumëllojshme, pohoi në emision se e gjitha kjo reformë po bëhet që të largohen nga skena politike Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më saktë ai tha se pas reformës synohet nga Edi Rama që prokurorët e gjyqtarët e emëruar të arrestojnë e dënojnë Sali Berishën e Ilir Metën. E tha shkoqur, analisti Kastriot Myftaraj, i cili pohoi se Lulzim Basha i ka dhënë fjalën ambasadorit amerikan Lu se do ta votojë reformën e drejtësisë si PD nëse është sipas Venecias. Siç duket palët Rama-Basha, ku flitet edhe për një takim të fshehtë mes tyre, kanë rënë dakort që sejcili pastron oborrin e tij nga konkurenti. Pra Basha heq qafe Berishën , kurse Rama palos Metën. Por kjo me reformën e re, duke i arrestuar.

Këtë e zbuloi Myftaraj. Ndërsa Ilir Kulla theksoi se mund të jetë dëshirë e Ramës dhe e Bashës, por grupin parlamentar të PD-së e zotëron Berisha e nuk e votojnë sëbashku me Ramën, duke spostuar Metën. Por dhe Meta nuk rri duke fjetur.

Loja sapo është trazuar në skenën politike shqiptare dhe fakti që kryeministri synon pastrimin e së majtës, pra të Metës, për hir të një pushteti personal të krijon shqetsim të madh për demokracinë e vendit. Pastrimi vjen me votë dhe me një drejtësi të pavarur. Në të kundërt rreziku është i madh për demokracinë e një vendi.

 

SHKARKO APP