Katapultimi i madh i Belinda Ballukut, spostoi “tigrin” dhe po kthehet në “luaneshë”!
Belinda Balluku po ngjitet nga pak e përditë, lart e më lart, në kupolën e shtetit. Sot ajo u votua në parlament si zv/kryeministre. Me pas nxitoi për në presidencë.
Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!
Belinda Balluku deri tani ka patur ngjitjen me të shpejtë se çdokush tjetër në PS.
Si me katapultë vetëm po ngjitet malit të pushtetit. Në PS akoma nuk ka shfaqur ambicjet, por akoma nuk dihet se si po projektohet nga Edi Rama.
Ajo spostoi Arben Ahmetaj që quhej “tigri”, por me sa duket kjo është “luanesha”.
Tigri nuk e mund kurrë luanin, aq me tepër një “luaneshë” të re që sapo ka nxjerrë kthetrat drejt pushtetit në qeveri e në PS.