“Kaubojs”-i shpall kandidaturën për kryetar të PS, përballë Ramës

Ndocaj shpall kandidimin e tij për Kryetar të PS. Ja shtyllat e manifestit politik të PS

Z. Ndocaj, tashmë është shprehur qartë se do të jetë në garë për Kryetarin e PS që do të zhvillohet më 19 Mars.

Duhet të qartësojmë disa motive për kandidimin e z. Ndocaj për Kryetar të PS:

1. Kandidimin i z. Ndocaj nuk ka ardhur si një kërkesë apo ambicie personale, por ka ardhur nga mijëra socialistë të ndershëm brenda Shqipërisë dhe në Diasporë, te cilët pasi morën veshtë e dëgjuan “shashkën” që u hodh në media (jo nga Ndocaj), i kanë kërkuar z. Ndocaj ta vazhdojë seriozisht kandidimin e tij dhe të jetë një përfaqësues i
rëndësishëm i tyre në Kongres.
Lajmi, për kandidimin e z. Ndocaj nuk doli nga ai e as nga stafi i tij, por u hodh nga disa qarqe që mendonin se, mund të përdorej z. Ndocaj si një lojë false për një gare serioze si ajo e Kryetarit të PS.
Pasi, lajmi doli ne media, z. Ndocaj ka marrë mijëra telefonata nga socialistët e thjeshtë nga Konispoli e deri në Vermosh, nga Athina e deri në New York, duke u shprehur entuziazëm për këtë kandidaturë. Nuk kanë munguar telefonata edhe nga deputetë të PS si dhe nga Ministra që i kane ofruar mbështetje.
Po ashtu, reagimet në social network për kandidimin e z. Ndocaj ishin të gjithë pozitivë. Ky ishte një test që
rezultojë pozitivë dhe z. Ndocaj, vendosi ta marr seriozisht kandidimin
e tij.

2. Kandidimi i z. Ndocaj nuk është çështje personale, inati apo rivaliteti.

Kandidimi i z. Ndocaj nuk vjen kundër Ramës, për inat të Ramës apo për inat të Blushit.
Z. Ndocaj ishte një ndër kontribuuesit kryesor të Rilindjes në zgjedhjet e 2013. Ai u bo pjesë e Rilindjes, sepse termi ishte shumë domethënës, si dhe programi ishte më të vërtetë për të bërë “Rilindjen” e Shqipërisë pas një tranzicioni të zgjatur.
Menjëherë pas gjedheve idealet e Rilindjes u tradhtuan e bashkë më të u tradhtuan mijëra të rinj e socialistë të thjeshtë që kishin kontribuar “me mish e me shpirt” për të bërë rotacionin e pushteti. Këto ideale u tradhtuan bashkë me marrëveshjen e ngjalave, ku e kaluara nuk mbeti e kaluar, por me fitoren e 2013 ishte përsëri e pranishme dhe e pandryshuar.
PS është një parti që është reformuar shumë në këto 20 vite, por problemin e saj të madh nuk e ka zgjidhur, ajo vazhdon të jetë e trashëguar nga familjet që e kanë pasur para viteve ’90.
Po ashtu, PS, pas kohës së Nanos i mungon “liberalizmi”, mendimi ndryshe dhe fryma e debatit.
Z. Ndocaj, vjen si një person që është realizuar në fushën e sipërmarrjes në Perëndim, vjen nga një familje fisnike veriore. Pra, ka një fryme të ngjashme me atë që kishte Berlusconi, kur në vitin ’94, vendosi të hyjë në politikë duke përdorur strategjitë dhe filozofit liberale që kishte përdorur në biznes.
Ka shume gjasa që edhe garimi i z. Ndocaj për Kryetarin e PS të jetë i ngjashëm me angazhimin e Berluscon-it, që ka 22 vjet si faktori më i rëndësishëm politikën italiane si dhe në politikën evropiane.

3. Z. Ndocaj, ka vendosur te konkurroi për Kryetar te PS, sepse kjo është partia me e madhe në vend dhe ka nevojë- pas 20 vitesh tranzicion dhe eksperimentesh që jo rrallë herë i kanë cenuar filozofinë- të reformohet thellësisht duke mbetur një parti e majtë europiane, por që mbështet iniciativën e lirë në çdo sektor, edhe në atë mendimit.
Ky është Kongresi i fundit dhe shansi i fundit për tu reformuar e rikonceptuar PS. Nëse nuk ndodh ky proces në këtë kongres, PS rrezikon të zhduket si forcë politike, duke u keqpërdorur nga klane apo koalicione që janë ndesh filozofisë politike të PS.

4. PS është larguar shumë nga socialistët e thjeshtë. Siç thotë vetë z. Ndocaj: Socialistë ka shumë, por baza është e vogël. Pra, socialistët e thjeshtë e të vërtetë nuk janë më pjesë e vendimmarrjes tek PS. Strukturat e PS, sidomos në Qarqe e Rrethe janë kthyer në struktura të monopolizuar dhe të privatizuara nga një pakicë që nuk
përfaqësojnë interesat dhe filozofinë e PS. Vazhdimësia e kësaj politike çon drejt humbjes PS në zgjedhjet e ardhshme e për rrjedhojë edhe në një mundësi reale të zhdukjes të PS, ose të zvogëlimit të saj në skenën politike shqiptare.

Z. Ndocaj bashkë me disa specialistë të ndryshëm që kanë të bëjnë me shkencat juridike, politike, filozofike, ekonomike po punon për të hartuar platformën e tij. Kjo platforme do të jetë manifesti politik i PS, të paktën për një dekadë.
Ndoshta, z. Ndocaj do të jetë kandidati i parë dhe i vetëm me një manifest politikë të PS. Në grupin e punës, apo të ekspertëve që po hartojnë manifestin e PS që do të prezantohet në Kongres, janë edhe ish drejtues të rëndësishëm të PS, por edhe drejtues aktual. Kjo platformë do të ketë për qëllim rikthimin e
identitetit të PS, pra të asaj PS, që mbijetoi dhe fitoi në vitet e vështira të tranzicionit. Identiteti i saj ka të bej edhe me qëndrimet që ajo do të ketë me partnerët për koalicion, për hapjen e partisë socialiste, për transformimin e organizimin e strukturave që kanë të bëjnë edhe me ndarjet e reja administrative të Shqipërisë, por jo vetëm.
Po ashtu do të ketë një hapësire të veçante edhe për Diasporën që do të orientohet drejt kahut për të Drejtën e Votës te Emigrantëve.

Disa shtylla bazë të manifestit të PS do të jenë:

1. Prishja e koalicionit me LSI.

LSI është krijuar si një parti për pazare dhe ego personale. Elektorati i LSI është i majtë. Nuk ka kuptim aleancë me elektoratin tonë. Ne duhet të hapim partinë që ata të rikthehen tek Partia e tyre. Kjo ftesë përjashton drejtuesit e LSI, të cilët e kanë thyer filozofinë e PS duke qeverisur me Berishën. Të gjithë të tjerët janë të mirëpritur të rikthehen tek PS, tek Partia më e madhe në vend.

2. Rikthimi dhe respektimi i figurave të rëndësishme të PS në këto 20 vite që u dëbuan nga PS. Kontributi i tyre dhe eksperiencat e tyre janë të rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin politikë të partisë më të madhe në vend.

3. Hapja e partisë

Partia duhet të jetë e hapur për çdo shqiptarë e sidomos për të rinjtë që duan të kontribuojnë tek PS. Hapja e partisë nuk duhet të jetë me kushte ideologjike apo me bërje biografish. Çdo i ri, pavarësisht bindjeve politike që ka pasur në të kaluarën është i mirëpritur të vij
tek PS, të konkurrojë edhe për strukturat e larta drejtuese.

4. Futja e konceptit të meritokracisë. Rritja politike e çdo anëtari të PS do të jetë mbi meritën. Pra, nuk do të katapultohet.

5. PS, partia e te gjithëve. PS duhet të kthehet një kantiere i madh si për pranimet e burimeve njerëzore, po ashtu edhe për ide, propozime e vizione. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të ketë të drejtë të monopolizoje vizionet politike të PS dhe idetë për zhvillimin e PS.

6. Demokratizimi i Partisë do të jetë i shenjtë. Askush nuk do të ketë të drejtë te censurojë askënd e të përjashtojë askënd. Disa pika të rëndësishme për demokratizimin:

a) Respektimi i zgjedhjeve periodike brenda strukturave të PS. Pas çdo katër vjet do të ketë zgjedhje për kryetarin e PS. Fitorja apo jo e zgjedhje për Pushtet Lokal apo Qendror nuk lidhjet me mandatin e Kryetarit e PS dhe nuk përbën asnjë kusht për të shmangur zgjedhjet.
b) Kufizimesh mandatesh. Nuk do të ketë më shumë se dy mandate rresht. Pra, askush nuk ka të drejtë pas konsumimit të dy mandateve rresht si kryetar i PS, të kërkojë për marrjen e një mandati të tretë.
c) Nuk do të ketë zgjedhje në Kongres për Kryetar me më ka me pak se dy kandidatë. Gara për PS duhet të jetë një garë e hapur për çdo anëtarë të PS.

7. Dekriminalizim rrënjësor të strukturave apo forumeve drejtuese të PS.

8. Transparenca e burimeve financiare dhe arkës së PS.

9. Një pjesë e Kryesisë së PS do të jetë e rezervuar për drejtuesit e degëve të PS në Diasporë.

10. Nuk mund e nuk duhet të konkurrojë për kryetar të PS çdo person anëtarë ka mbi 60 vjeç. Kriter i rëndësishëm për të ndarë të kaluarën me të
tashmen.

Këto janë dhjetë shtyllat, ku do të bazohet manifesti politik i PS i propozuar nga kandidati z. Ndocaj,

Disa qëndrime në lidhje me Kongresin:

1. Të gjithë Kongreset janë kongres zgjedhorë. Pra, ky kongres edhe pse 3 vjet me vonesë është dhe duhet të jetë kongres zgjedhor. Kandidatët për kryetar të PS duhet të prezantojnë kandidatura e tyre
dhe platformat e tyre.
Ftoj edhe ikonat si Sërvet Pëllumbi të japin interpretimin e tyre në lidhje me Kongresin e 19 Marsit. Askush nuk mund ta personalizojë apo ta marr peng partinë më të madhe në vend.

2. Mos politizimi i strukturave zgjedhore të Kongresit. Askush nuk do të ketë të drejtë politike të ndikojë në procesin zgjedhor të PS. Ndikuesit e vetëm janë socialistët me votën e tyre. Rezultati varet vetëm nga zgjedhësit dhe nga askush tjetër.

3. Strukturat aktuale duhet të respektojnë e të presin çdo kandidat si kryetar potencial të PS deri në përfundimin dhe shpalljen e rezultatit final të dalë nga Kongresi.
4. Duhet të jetë një Kongres edhe për ndryshime statusore.

Shënimë: Kandidimi i z. Ndocaj është çështje serioze, sepse bëhet fjale për një ndër angazhimet më serioze, atë konkurimit dhe drejtimit të partisë më të madhe në vend. Z. Ndocaj nuk është e nuk do të jete pjesë e asnjë loje, por do të jete zëri i socialistëve të thjeshtë dhe bazës së Partisë.

SHKARKO APP