Kavaja bashkon ”të pabashkueshmit”, Elisa Spiropalin dhe kryebashkiakun demokrat Qosja

Sot në Kavajë në ceremoninë e 26-vjetorit të rënies dhe përurimit të shtatores së dëshmorit të kombit, djaloshit kavajas, Indrit Cara u pa përveç të tjerash edhe një spektakël politik.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë, u prit me nderime të pazakonta nga kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja.

I pranishëm ishte edhe Presidenti Bajram Begaj. Dhe nuk mungonte as ish-kryeparlamentari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pjesëmarrës i rregullt në veprimtaritë me natyrë kombëtare në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katërshja morën pjesë bashkarisht jo vetëm në nderimin e dëshmorit Indrit Cara, por edhe në veprimtari të tjera rutinë, siç ishte vizita në Muzeun Etnologjik të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?