Kërcënimi ndaj Bashës, Meta thërret në takim kreun e SHISH

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim kreun e SHISH, Helidon Bendo në lidhje me informacionet për kërcënimin e kreut të PD, Lulzim Basha. Në takim nga ana e Presidentit është thirrur dhe Komandanti i Gardës së Republikës, Gramos Sako, i cili ka përgjegjësi për ruajtjen e personaliteteve dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore.

Takimi vjen pas një komunikimi që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me një prej bodigardëve të kreut të PD, Lulzim Basha. Në komunikimin e zhvilluar mes ministrit dhe rojës së Lulzim Bashës, i është thënë nga ana e titullarit të këtij institucioni se kreu i opozitës është i kërcënuar.

Ky komunikim aspak ligjor dhe institucional është denoncuar sot nga Partia Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë komunikim, PD akuzoi sot ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh për qëllime politike. Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur cdo procedurë dhe cdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj cështjeje, përforcohet dyshimi se q ëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të Opozitës.

“Kërcënohet Lulzim Basha”, reagon PD: Shantazh nga Sandër Lleshaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?