FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kërcënohet Lulzim Basha”, reagon PD: Shantazh nga Sandër Lleshaj

News24 publikon shkresën përmes së cilës kryedemokrati Lulzim Basha akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh për qëllime politike.

Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur cdo procedurë dhe cdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj cështjeje, përforcohet dyshimi se q ëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të Opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?