Kërcënohet me vrasje kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur. Këtë e bën të ditur ekskluzivisht e përditshmja “online” e Kosovës, “IndeksOnline”.

Kërcënimi drejtuar kryeministrit ka detyruar autoritetet vendase të zbatimit të ligjit të htojnë masat e sigurisë për kryeministrin Haradinaj. Burime brenda pPolicisë së Kosovës kanë thënë për këtë portal se prej ditësh është përforcuar mbrojtja e afërt e kryeministrit kosovar, ndërkohë që masat do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim të dytë, kur të shihet e arsyeshme se shkalla e rrezikshmërisë ka rënë.

Edhe pse nuk thuhet se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, po këto burime thonë se ai është marrë në konsideratë dhe po trajtohet seriozisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?