Kërkesa e numrit dy të PS: Si ta ndryshojmë ne buxhetin kur buxheti është te Presidenti Meta?

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot Presidentin Ilir Meta. Akuzat erdhën pasi kreu i shtetit ktheu në Kuvend Buxhetin 2049, me qëllim që t’i hapte rrugë plotësimit të kërkesave të studentëve.

Por pak orë para se Edi Rama të reagonte kundër ishte numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla që nga foltorja e Kuvendit deklaro se Buxheti ishte në Presidencë dhe nuk mund të diskutohej ndryshimi i tij.

Ja çfarë deklaroi Balla në Kuvend: “Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta? Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje.  28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit“,- tha Tulant Balla.

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta shkruan në Facebook se përgjigja e kreut të shtetit me kthimin në Kuvend të Buxhetit 2019 erdhi pikërisht pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla në Kuvend.

Pra pavarësisht reagimit të Edi Ramës ishte vete grupi parlamentar i Partisë Socialiste që u shpreh i gatshëm për të riparë buxhetin dhe në funksion të kërkesave të studentëve. Me kthimin në Kuvend, kreu i shtetit i dha mundësi PS, Qeverisë dhe Edi Ramës të rishikojnë edhe një herë buxhetin për arsimin.

SHKARKO APP