Kryetarja e LRI, Kërpaçi: Rinia po largohet nga Shqipëria, përballje me qeverinë e krimit
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, sot gjatë takimit me strukturat drejtuese të Lëvizjes Rinore për Integrim, dha alarmin për ikjen masive të të rinjve shqiptarë nga vendi, veçanërisht të maturantëve elitarë.
Shkak të kësaj situate, për Kërpaçin është qeveria, për të cilën thotë se është e lidhur me krimin dhe po largon rininë. ‘
‘Ju jeni ata që keni përballuar të gjitha protestat dhe keni dalë për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe poshtërsive të kësaj qeverie kriminale që po e detyron rininë të largohet nga Shqipëria. Të gjithë vini nga familje të thjeshta ku prindërit familjen e e mbajnë me djersë dhe punë të ndershme”,- deklaroi Kërpaçi.
Thirrja e saj për të rinjtë dhe Shqiptarët, është përballja me qeverinë, për të cilën thekson se është përballje për mbijetesë. ”Misioni ynë është të bëjmë që Shqipëria ti përkasi të rinjve dhe ëndrrave tona. Ta bëjmë Shqipërinë vendin tonë, vendin ku të parët janë rinia JO krimi dhe oligarkia! Përballja me sistemin kriminal të rilindjes tashmë nuk është një betejë politike por është një luftë e vërtetë për mbijetesë mes të mirës dhe të keqes”.
Gjithashtu, Kërpaçi theksoi se LRI nuk është thjesht organizim partiak, misioni i të rinjve të LSI-së është triumfimi i vlerave dhe ëndrrave të rinisë shqiptare për t`i dhënë fund antivlerave, kriminalitetit dhe dëshpërimit mbjellë nga rilindja, që ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e çdo të riu që jeton në Shqipëri.
Fjala e plotë e deputetes dhe Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi:
Kemi mbledhur sot këtë takim organizativ me shtabet drejtuese të Lëvizjes Rinore për Integrim nga e gjithë Shqipëria, sepse si asnjëherë më parë të rinjtë kanë nevojë për tu bashkuar kundër sfidave madhore që po i shkatërron jetën e të ardhmen brezit tonë.
Të nderuar anëtar të shtabeve drejtuese të LRI, Ju jeni ata që në fushaten e fundit zgjedhore të vitit 2017, me kurajo, energj rinore dhe besnikëri për tu admiruar keni përballur presionin politik dhe kriminal të rilindjes së Edi Ramës. Ju jeni ata që keni përballuar të gjitha protestat dhe keni dalë për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe poshtërsive të kësaj qeverie kriminale që po e detyron rininë të largohet nga Shqipëria. Të gjithë vini nga familje të thjeshta ku prindërit familjen e e mbajnë me djersë dhe punë të ndershme.
Gjimnazistë, studentë, profesionistë të rinj, që e kuptoni më mirë se kushdo tjetër realitetin dhe se çfare duhet ndryshuar që rinia të besojë te e ardhmja në Shqipëri. Ne të gjithë jemi krenar për atë që secili prej jush përfaqëson dhe jemi mirenjohës për angazhimin, punën tuaj dhe për vlerat që i keni shtuar forumit e lëvizjes tonë politike. Edhe pse në moshë të re, ju keni marrë përsipër një përgjegjësi të madhe. Sepse LRI nuk është thjesht organizim partiak, misioni i të rinjve të LSI-së është triumfimi i vlerave dhe ëndrrave të rinisë shqiptare për ti dhënë fund antivlerave, kriminalitetit dhe dëshpërimit mbjellë nga rilindja, që ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e çdo të riu që jeton në Shqipëri.
Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e të rinjve. Është forca e vetme politike që i kupton shqetësimet, dëshirat e rinisë dhe që asnjëherë se ka tradhëtuar fjalën e dhënë për përkrahje pa kushte ndaj brezit të ri.
Rinia shqiptare e 2018:
Meriton dhe duhet të kishte mundësi për punësim të mirëpaguar në Shqipëri.
Meriton dhe duhet të kishte arsim cilësor për një karrierë në profesion, këtu në Shqipëri.
Meriton dhe duhet të kishte shanset e nevojshme për të siguruar vetë jetën, siç e kanë bashkëmoshatarët në Evropë. Por jo, sot çdo ditë e më shumë të rinj po largohen nga Shqipëria. Sepse ajo që i ka ofruar rilindja e krimit të Edi Ramës është droga në shkolla, arsimim pa cilësi, pamundësi punësimi, varfëri ekonomike e sociale, depresion, gjendje stresi e ankthi, vrasje shprese për të ardhmen. Kjo nuk është ajo që meritojnë ata që janë e ardhmja e vendit. Nuk ka pse largohet rinia nga Shqipëria, të largohet Edi Rama dhe rilindja që vrau shpresën.
Ndaj misioni ynë është të bëjmë që Shqipëria ti përkasi të rinjve dhe ëndrrave tona. Ta bëjmë Shqipërinë vendin tonë, vendin ku të parët janë rinia JO krimi dhe oligarkia!
Përballja me sistemin kriminal të rilindjes tashmë nuk është një betejë politike, por është një luftë e vërtetë për mbijetesë mes të mirës dhe te keqes. Nenshtrimi meriton vetem refuzim! E ardhmja shkruhet nga ata qe kane guximin te besojne te vetja, ndaj sic kemi fituar cdo beteje, te vazhdojme te guxojme, te luftojme per ti dhene rinise shqiptare fitoren e te ardhmes qe meritojme! Ky është misioni jonë, kjo është kauza e LRI. Ndaj është detyra e gjithësecilit prej nesh, në shtabet drejtuese që bëjmë pjesë, të shkojmë te çdo i ri e të çdo e re, të forcojmë punën me votuesit për herë të parë, gjimnazistët do duhet të shtojnë punën në çdo gjimnaz të vendit, studentët do të shtojnë punën jo vetëm në të gjitha degët e universiteteve të tyre por do të nisin kontaktet edhe me studentët që janë jashtë kufijve.
Nje rol i rëndësishëm i takon dhe profesionistëve të rinj për të shtuar radhët dhe përçuar mesazhin tonë kudo ku ka rini. Bashkimi i të rinjve për të refuzuar këtë qeveri do të thotë arsim cilësor, punësim i mirëpaguar, më shumë përkrahje për të rinjtë. Do të thotë që shteti të punojë që rinia të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri jo të largohet larg familjes për të gjetur punë e të ardhme. Do të thotë që Shqipëria ti përkasi të rinjve! Sot këtu jemi 600 ushtar dhe sikur secili nga ne te shkoj shpi me shpi e dere me dere te bej 10 vota, vetem me ju ketu behen 6000 njerëz që i bashkohen me shpirt e me zemër kauzës së të rinjve. Kete gje duhet do bejne te gjithe. 10 vota per 1 te ri, dhe te ardhmen do e shkruaje vete rinia! Detyrat i kemi të qarta. Mbeshtetesen me te madhe kemi Monen, gruan e forte qe frymezon shprese për kedo qe kerkon nje jete me te mire! Kam nderin të ftoj para jush modelin e shpirtit guximtar, kryetaren e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/2261941080718663/