Këshilltarë idiotë! Ikin se shqetsohen për interesa personale apo prej Moskës?!

Dit Bushatlliu. 

Këto ditë po dëgjojmë në sinkron një tekst idiot dhe pa asnjë sens logjik të ikjes së disa këshilltarvë të LSI. Një dorë nga selia e PS-së ua bën tekstin, por vetëm ua ndërrojnë emrin në fund, fjala vjen nga Mark në Milen apo Shkëlqim, nga Muhamed në Abdulla, nga Presh në Hasan,…

Fjalët janë njëlloj: Se LSI po pengon integrimin e vendit dhe se pas PD fshihet Rusia e Putinit! Më idiotsi justifikimi për ikjen, nuk ka. Ka patur ikje në këto dekada si deputetë, zyrtarë, këshilltarë, etj, por deri diku kishin gjetur një argument me të besueshëm se sa kjo që paraqesin këta dhe që e lexojnë të shkruar apo pasi e kanë mësuar përmendsh në zyrat e PS apo deputetëve të Edi Ramës.

Ata, më mirë, të thonë se jemi hallexhinjë dhe të pashkollë e na duhet një vend pune. Ua gjen PS-ja në pushtet. Deri diku normale në një vend si Shqipëria, ku një këshilltar pa pikë kulture e shkolle mendon se si të mbajë familjen me një vend pune apo ca lekë që ua jep PS-ja, e cila është e interesuar për të goditur LSI, ish-aleaten që i dha pushtetin Ramës në vitin 2013. Por që të na dalin ca idiotë dhe të na tregojnë se po  ikin se Rusia e Putinit është pas PD dhe meqënëse LSI është në koalicion me Bashën, tashmë Shqipëria po rrezikohet nga Moska; kjo nuk hahet. Një pjesë e mirë e këtyre këshilltarëve hallexhinjë, të cilëve ua janë premtuar vende pune apo ndonjë tender katundi, as që e dijnë ku bie Moska dhe ca shteti është Rusia.

Ikën njeriu kur e ndjen, apo kur ka hall, por që të jap leksion demokracie dhe integrimi, kur vjen 50 metra erë pisllëku të palarë, siç janë ca këshilltarë të partive PD-PS-LSI, këtë nuk ka zot që e pranon.

Kështu ka patur këshilltarë, ndër vite, që kanë ikur nga PS-ja dhe shkonin te PD-ja kur ishte në pushtet Berisha, apo nga PD dhe PS te LSI, prapë kur ishte në pushtet partia e drejtuar sot nga Monika Kryemadhi. Gjithsesi kishin një fjalor me delikat dhe më të kujdesshëm kur iknin, por siç po dëgjojmë tani se na qenkan shqetsuar për fatet e vendit prej Rusisë, kjo është për të qeshur.

Nuk ka fjalë tjetër për këtë rast: Idiotë! Natyrisht që ka ndonjë prej tyre me integritet dhe duhen vlerësuar.

Për dreq këshilltarët janë më të “kulturuar” se sa deputetët e tyre, të cilët kanë nga një diplomë, por që u hartojmë tekste të tilla idiote, ata dhe urdhëruesit politikë në Tiranë, tregon se tëposhtja ka filluar për PS-në.

Por Bota rrotull sillet, thotë një fjalë e urtë popullore! Më vonë do kërkojnë të kthehen, por gabim nëse LSI i pranon këta tipa që ua thamë emrin në fillim të shkrimit.

Dit Bushatlliu  

SHKARKO APP