Kështjella e Rozafës mbi lumin Buna, Rama poston foton e mbrëmjes nga Shkodra

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka postuar një foto nga kështjella e Rozafës, mbi lumin Buna në Shkodër. E ndriçuar gjatë mbrëmjes dhe e mirëmbajtur, kalaja tërheq vizitorë në çdo stinë. Kalaja e Shkodrës, e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?