Këta të tre: Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qori!

Janë tre veta: Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qori. Tre idealistë dhe tre luftetarë që luftojnë sejcili, veçmas, kundër Ramës dhe Berishës, por edhe kundër njeri tjetrit.

Këtë të enjte Forumi për Dialogun Politik me në krye politologun Ermal Hasimja, nuk arriti që të ulte bashkë në një tryezë atë të pjesë të opozitës që nuk bashkëpunon me PD-në dhe aleatët e saj. Takimi që kishte si qëllim daljen me një deklaratë të përbashkët për aksionin politik opozitar dhe reformën zgjedhore, mblodhi përfaqësuesit e PD, një pjesë të aleatëve të saj, por askush nuk u paraqit nga partitë e Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit.

Vendi ka nevojë për të tre, por ata pikësëpari duhet të ulin “hundën” dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët, që së paku të bashkohen të tre në një koalicion ose të ulen në tryezën e Ermal Hasimjes dhe të debatojnë për një opozitë sa më solide dhe me objektiva të qarta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ata të tre, ndonëse kanë marrë vota dhe jo pak, prapë së prapë nuk kanë takat të vetëm, pra veçmas, të rrëzojnë sistemin apo më saktë dyshen Berisha-Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse po veprojnë sejcili si “bajraktar” në “katundin” e tij, kur vendi ka urgjencë demokratike për rrokadë elitash politike.

Ata duke mos arritur të bashkëveprojnë krijojnë një ndjesi të keqe se edhe të rinjtë kanë mësuar zakonin e keq të dyshes Berisha-Rama.

Të tre duhet të shikohen si shpresë apo edhe si vend ku zhgënjimi demokrat e socialist, por jo vetëm, mund të shkojë si votë kundër sistemit.

Të tre shfaqen deri me tani si kryetar partie, por akoma jo si lider apo si frymëzues masash njerëzish që janë pa shpresë.

Të tre, nëse vazhdojnë pa një strategji të përbashkët do të mbeten parti të vogla, ku e shumta mund të marrin edhe ndonjë deputet me shumë.

Por sistemi politik i kapur nga Rama-Berisha nuk shembet duke u mbyll sejcili në “kullën” e tij.

JO!

Ata duhet të manifestojnë para elektoratit se janë ndryshe, se kanë patos, se dijnë të bashkëpunojnë, edhe kur kanë ide të ndryshme, se mund të sjellin shpresë.

Dhe se mund të na qeverisin, nesër!

Ndryshe do të rritin vetëm numrin e partive politike të regjistri përkatës në gjykatën e Tiranës!/D.Muçaku/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?