FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këtë të premte tmerri vjen me 41 gradë! Kujdes në sheshe dhe në qendra qytetesh deri në 44 gradë!

Nesër vjen tmerri nga i nxehti.

Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sipas të cilit vendi do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar parashikimit nga SHMU në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ndërsa Elbasan, Berat e Fier termometri do të regjistrojë 43 gradë celcius. Por në qendra qyteti dhe në sheshe mund të arrijë deri në 44 apo 45 gradë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 39°C

në zonat e ulëta 22 deri 41°C

në zonat bregdetare 23 deri 39°C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?