FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kim Mehmeti: Le të mos e mësojmë dhe le të mos e flasim gjuhën maqedonase!

Nga Kim Mehmeti

Ekziston një mënyrë shumë “praktike” për ta barazuar gjuhën shqipe me atë maqedonase: të veprojmë ashtu si bashkëqytetarët tanë maqedonas, të cilët nuk e mësojnë dhe nuk e flasin gjuhën shqipe?

Madje të shkojmë edhe një hap më tutje: të kemi institucionet tona, ku ata do të vijnë me përkthyes në gjuhën e tyre, ndërsa ne tek ata me përkthyes në gjuhën tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbase vetëm këtë “gjuhë” do e kuptojnë ata që e pëlqejnë vetëm shqiptarin e vdekur dhe që nuk e duan Maqedoninë që do të fliste edhe shqip! Dhe ndoshta vetëm kështu qarqet antishqiptare maqedonase do ta kuptojnë se mirësia jonë për t’ua njohur të gjitha tiparet etnike e gjuhësore nuk është dobësi, as nënshtrim ynë përballë forcës maqedonase.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, duhet pranuar se sunduesit maqedonas sillen me përbuzje ndaj shqiptarëve të këtushëm edhe për shkakun se vasalët e VLEN-it bëjnë politikë me pantallona nëpër këmbë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?