Kim Mehmeti: Tirana, si qytet i ndërtuar nga mafia në mes të shkretëtirës!

Nga Kim Mehmeti

Tirana është një xhungël betoni e asfalti. Ajo është shfytyruar dhe portretizon ata që nuk çmojnë as të shkuar, as të ardhme të popullit e vendit të vet, por që kryeqendrën e mëmëdheut tonë e kanë barazuar me një projekt të përkohshëm të një Organizate Joqeveritare e ku ti mund të besh çka të ta dojë qejfi, duke u pasuruar me fatura të rrejshme që t’i paguajnë donatorë të jashtëm e që ndodh të jenë edhe qarqe mafioze.

Pastaj Tirana tregon se shqiptaria përballet me dy mundësi: o mëmëdheun e tyre ta shndërrojnë në atë që e duan dhe ëndërrojnë, pra në një kopsht të bukur ose në atë të lënë në duart e “Rilindjes” e cila Shqipërinë e çon rrugës që të bëhet gropë septike ku do derdhen ujërat e zeza të mafias ballkanike dhe evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur e sheh njeriu Tiranën përballet me diçka të frikshme: me një qytet si ata të ndërtuar nga shpëlarës parash e nga mafia apo më butë thënë, si qytete arabe të ndërtuar në mes shkretëtirës e që shpërfaqin ambiciet e ndërtuesve të sapo dalë nga tendat e beduinëve, që nga pak i turpërohen të shkuarës së vet e që natyrshëm, kanë nevojë për ndërtesa sa më të larta, nga ata që nëpërmjet makinave të shtrenjta dhe lartësisë së pallateve që ngrenë, tregojnë se janë si e gjithë bota.

Swiss Digital Mobile Reklama
Pra kur sheh njeriu Tiranën ka përshtypjen se bëhet fjalë për kryeqendrën e një populli që nuk ka të shkuar, por që sapo ka dalë nga tenda apo shpella e që tani vuan vetëm për beton e pallate që të çojnë lart e më lart drejt qiellit, por që të largojnë nga toka së cilës i takon dhe e cila të ka ushqyer e të ka bërë ky që je.

Tiranës i është rrënuar thuajse e gjithë e shkuara nga rrënuesit e “Rilindjes”, që nuk e kanë kuptuar se ngrehinat e moçme nuk janë vetëm mure, por nënshkrim mbi tokë i ndërtuesve të tyre, gjurmë të lëna nga paraardhësit tanë e nëpërmjet të cilave mund të dëshmojmë se nuk jemi trung pa rrënjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?