Kjo do të jetë java e ZJARRIT!

Temperaturat e fundkorrikut janë të larta, deri në 40 gradë. Por në politikë mund të jenë edhe më përveluese, edhe 50 gradë!

Dje kishte replika dhe kundër-replika mes PS dhe dy partive kryesore opozitare, PD dhe LSI. Edi Rama nxori dje në drekë Damian Gjiknurin të mbronte krimin kushtetues dhe zgjedhor që ka synim të realizojë me 30 korrik.

I mënjëhershëm ishte reagimi i Petrit Vasilit, numrit dy në LSI. Ja se çfarë shkroi Petrit Vasili:

Hajdutet e votave flasin në “emër” të popullit !? Rama dhe Gjiknuri, hajdutë të çertifikuar të votave të popullit me krimin e organizuar, kanë surrat dhe flasin gjoja në emër të tij. Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës nga Rama është vetëm në emër të krimit dhe kundër popullit.

Opozita kërkon Listat e hapura 100% në emër të popullit. Koalicionin e shqiptarëve kundër Edi Rames nuk e ndalë dhe nuk mund ta ndalë dot askush. Rama në shtërzimet e humbjes po sillet pështirshëm si zvarranik politik. Shiheni VIDEON se si hajdutët rilindas të votave, të njohur boterisht i vënë vulen vjedhjes së votës me krimin në Dibër.

Pas Petrit Vasilit ka reaguar edhe selia blu me anë të Gazmend Bardhit, numrit dy në PD. Ja komenti tij:

“Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar. Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike”.

Me datë 30 korrik pritet që të vendoset fati i vendit, për zgjedhje normale me rregulla të gjithëpranuara apo rregulla të njëanshme ku do ketë përplasje e luftë në kutitet e votimit, edhe me hunjë!

Kjo do jetë java që do mbahet mend gjatë në historinë e vendit, pasi këtë javë kryeministri Rama ose do ti thërrasë arësyes për konsensus kombëtar për zgjedhjet, ku PS dhe PD-LSI të bien dakort ose ai do fus duart në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme, duke sjellë destabilitet politik në vjeshtë, pasi sipas opozitës reale do ti bëhet thirrje popullit me maska apo pa maska për të rrëzuar regjimin që don të vjedhë zgjedhjet akoma pa u zhvilluar.

Kemi hyrë në javë më të nxehtë politike të 30 vitëve të fundit. Edhe Presidenti Meta po pret që palët të freskohen nga mendja e në rast se nuk marrin vesh, ai do të ndërhyjë.

Me dekrete e në popull!

/Herion Mesi/

SHKARKO APP