Kjo e shtunë me mot të keq, stuhi, erëra të forta dhe rrufe
E shtuna do jetë mot me shira, erëra të forta dhe rrufe.
Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.
Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi
Po kështu ka vendosur edhe porti i Vlorës dhe Shëngjinit ku është shpallur gjëndja e gatishmerisë së lartë.
Ndërkohë të gjitha bashkitë e vendit janë në gatishmeri të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

