Klement Balili si ishte para dy viteve dhe si ka ndryshuar kur u vetdorëzua policisë
Lajmi kryesor sot ishte vetdorëzimi i Klement Balilit. Plot 2 vjet e 8 muaj zgjati arratia e Klement Balilit, i etiketuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’.
Sot ai u vetëdorëzua në polici për t’u përballur me drejtësinë.
Gazetari Artan Hoxha, i cili ka realizuar edhe një intervistë me të, ka publikuar në Facebook foto me Klement Balilin. Siç shihet në pamje, ‘Eskobari’ ka ndryshuar komplet pamjen e jashtme.
Në fakt interesante duken në foto Artan Hoxha dhe Klement Balili. Pamje e Balilit miqësore, sikur Tan Hoxha i sillte mesazh e jo t’i merrte intervistë.
Klement Balili është dobësuar shumë duke humbur disi nga pamja e tij e para dy viteve.
Ai ka kërkuar që të mos dhunohej, t’i garantohej një proces i drejtë ligjor dhe të mos ekstradohet në Greqi. Aktualisht ‘Eskobari’ është transferuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Intervista e tij përballë Artan Hoxhës, do të transmetohet nesër në mbrëmje.
Nga fotot e publikuara nga gazetari duket se Balili mezi e priste takimin, duket paqësor dhe i gatshëm për ofertën e negociatave. Ndërsa pas intervistës, të nesërmen, pra sot Balili ka pritur Ardi Veliun, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit në Sarandë, ku u dorëzua.
Në foto: Gazetari Artan Hoxha (majtas) dhe Klement Balili parmbrëmë
Në foto: Klement Balili para tre viteve