Vasili: ONM pranon se KLP dhe KLGJ janë zgjedhur si antikushtetues

Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë të drejtuar nga Genoveva Ruiz Kalavera, që do të ishte garancia kushtetuese për mospolitizimin e institucioneve të drejtësisë, nuk u mor parasysh kur në kuvend u votuan anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit.

Në një deklaratë të bërë sot nga ekspertë të ONM pranohet se PS nuk ka zbatuar rekomandimet e ndërkombëtarëve për emërimet e reja në drejtësi. Pra PS ka emëruar në KLGJ dhe KLP njerëz që nuk përmbushin kriteret ligjore dhe janë skualifikuar nga ndërkombëtarët si të papërshtatshëm për të qenë pjesë e institucioneve të reja.

Dhe kjo ka sjellë reagimin e ashpër të kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Petrit Vasili.

Përmes një komenti në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë thekson se ekspertët e ONM-së pranojnë që ligji u shkel me procedurën e hedhjes së shortit për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së nga Partia Socialiste.

Për Vasilin ligji nuk ka dy lexime, por ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pikë, siç është shkruar.

“Këta kandidatë që ONM i përjashtoi si të padenjë u hodhën të goglat dhe u zgjodhën nga goglat”- shprehet Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

ONM pranon qe ligji u shkel. Gjynah per ata qe brohoriten per drejtesine e goglave.

ONM dhe shefja e misionit Calavera na thote qe kandidatet e rrezuar prej tyre ONM e paska bere sipas ligjit.

Po kush e ka shkelur ligjin?

Maxhoranca e ka shkelur ligjin ne mes te dites dhe kandidatet e perjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi.

Ligji nuk ka dy lexime,por ka vetem nje lexim: te zbatohet pike per pike sic eshte shkruar.

Keta kandidate qe ONM i perjashtoi si te padenje u hodhen te goglat dhe u zgjodhen nga goglat.

Drejtesia e goglave eshte pra edhe sipas ONM nje short mes te paligjshmeve, pra nje drejtesi kunder ligjit e zhytyr ne batakun e antiligjit.

Drejtesia e goglave te kandidateve te paligjshem ishte drejtesi per tu refuzuar e per tu perbuzur.

Gjynah per kedo…. qe u ekzaltua dhe mbrojti drejtesine e paligjshme te goglave.

ONM pranon qe ligjet jane lexuar sipas qejfit nga maxhoranca.

Po ONM eshte perbere nga perfaqesues te SHBA dhe BE.

Po keta perfaqesuesit e BE dhe SHBA ne Tirane kete ONM e tyre a e degjojne?

Se keta BE dhe SHBA ne Tirane opoziten dihet qe nuk e degjojne bile e pergojojne dhe e mallkojne, se keta e duan Shqiperine me shume se shqiptaret e opozites qe jane kunder maxhorances se droges dhe korrupsionit.

Reforma ne drejtesi eshte zhytyr ne batakun e antiligjit.

Kryeministri ne reformen ne drejtesi po ecen me moton shkaterrimtare”po e fillojme duke e shkelur ligjin pastaj e respektojme rruges”.

Kesaj moto-je shkaterrimtare po i bejne sherbim edhe ca te huaj here me deklarata here me lobime te shumta te ndotura e pas kuintave.

Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 qe kushtetuta kerkon.

Anetaret e KLP dhe KLGJ u zgjodhen gjithfaresh qe dhunonin ligjin:ca qe ONM i rrezoi si te padenje,ca qe kishin qene spiune te sigurimit, ca kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,ca qe kishin bere evazion fiskal.

Eshte tragjik rrenimi i endrres se shqiptareve per nje drejtesi te re, te bazuar vetem ne ligj dhe te barabarte per te gjithe.

Kjo enderr u fik nga parate e pista te droges dhe korrupsionit,cdo alibi ne shqip dhe anglisht eshte vetem inkriminim akoma me i thelle ne kete faj historik.

SHKARKO APP