Koço Kokëdhima: Populli në këmbë nëse ngrihen kampet e refugjatëve në Shqipëri

Koço Kokëdhima e konsideron si katastrofike për Shqipërinë nëse do të ngrihen kampet e refugjatëve. Sipas tij, opozita duhet të çojë popullin në këmbë.

I ftuar në studion e Ora News Ai tha se: “Ç’thoshte sot Presidenti i KE-së? Thoshte ta mbështesim financiarisht ngritjen e kampeve jashtë BE-së, por brenda Evropës. Ndërsa Presidenti i Parlamentit Evropian thoshte se Evropa shpërbëhet nëse nuk i ngremë kampet në Shqipëri apo Libi dhe Tunizi. Shqipëria nuk ka asnjë aftësi. Do kthehet këtu si ishulli i Leros, Lampeduzës, si Kalea. Do të kthehet këtu në një shkretëtirë, një vend i pisët. Unë kam fakte që nga kjo fushatë që është zhvilluar gjatë këtij muaji ku Shqipëria përfshihet si vend i refugjatëve, shumë turistë kanë anuluar pushimet. Pse nuk flitet për Malin e Zi? Kjo është diçka katastrofike dhe Shqipëria do të kthehet në një vend trafiku”.

Në vijim të deklaratave të tij në studion e lajmeve, ai tha, “se ne nuk jemi as të pasur dhe as të sigurt. Jemi të korruptuar. Të sjellësh këtu kombësi të tjera dhe Evropa të na thotë se do na japë batanije dhe kapanone, është një burg i madh për të gjithë këta refugjatë. E çojnë vendin drejt falimentit. Pse nuk flet opozita? Ku është Saliu? Ku është Basha? Ku është LSI-ja? Pse nuk e ngrenë popullin në këmbë për këtë situatë. Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ministri i Jashtëm janë haptas të implikuar në këtë plan bashkë me kancelarin e Austrisë. Populli shqiptar nuk do ta pranojë këtë plan”.

SHKARKO APP