Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kokëdhima, Edi Ramës:Mos mashtroni, nuk ka fitim ekonomik nga plehrat !

Intervista
E shtunë, 1 Maj 2021 16:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Politikani dhe botuesi Koço Kokëdhima i bëri thirrje qeverisë së majtë që ta shtyjë diskutimin dhe votimin e projektligjit për “mbetjet”, gjatë legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos marrë vendime të nxituara që kanë pasoja të rënda në mjedis dhe në shëndetin e qytetarëve.

Duke folur në emisionin investigativ “Publicus”, në “Vizion Plus”, Kokëdhima tha se problemet, shqetësimet dhe mendimet që ngrenë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ambientalistët duhet të shqyrtohen me një kujdes dhe seriozitet të madh.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Kokëdhima thotë se një ligj i tillë nuk mund të kalojë nga kjo mazhorancës e cila ka marrë votat edhe nga ambientalistët dhe ata që janë kundër plehrave.

Swiss Digital

“Ky miratim që bëjmë tani, mendoj se e tejkalon etikën politike. Ne kemi një situatë kur në vitin 2013, shumica e majtë, shumica jonë, erdhi në pushtet dhe një nga premtimet që kishim ishte t’i mbyllnim rrugën këtij importi. Mund të bie dakord me Shalsin, që mund të jenë përmirësuar disa kushte, mund edhe të mos jenë fare këto, por kanë ndryshuar argumentet. Mundet që edhe Shalsi ka të drejtë në disa gjëra të tjera, por mendoj se kjo gjë duhet bërë në mënyrë tjetër. Ne duhet të bëjmë projektligjin për këtë çështje”,- tha ai.

Kokëdhima shprehet se Shqipëria duhet të bëjë menaxhim vetëm të mbetjeve të vendit tonë, pasi është e rrezikshme të përpunohen mbetjet e tjera kur dihet si funksionojnë institucionet këtu. Kokëdhima thotë se kosotja e ndotjes së ambientit është me e madhe sesa përfitimi i momentit që mund të merret nga riciklimi i tyre.

“Nga e gjithë kultura që kam unë për këtë çështje, sepse kam qenë gjithmonë shumë i interesuar për çështjet e mjedisit, di se asnjëherë nuk ka përfitim ekonomik nga këto lloj zhvillimesh që sakrifikojnë mjedisin. Kostot që paguan shoqëria nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe ekologjike janë gjithmonë shumë më të larta se përfitimet që merr shteti dhe përfitimet që marrim ne nga ekonomia e riciklimit. Një mjedis i pastër e ndihmon ekonominë dhe ne duhet ta bëjmë ekonominë patjetër. Kemi shumë rrugë, shumë mundësi për të bërë ekonomi, por nuk mund të bëjmë ekonomi duke shkatërruar mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve”.

Z.Kokëdhima, a keni ndryshuar qëndrim përsa i përket mbrojtjes së mjedisit tani që statusi juaj ka ndryshuar nga botues në politikan?

Unë kam qenë shumë herë pjesë e lëvizjeve që kanë pasur si qëllim të mbrojnë pastërtinë e mjedisit në Shqipëri dhe në mënyrë specifike të mbrojnë territorin e vendit nga përpjekjet sistematike të ekonomive të tjera për të depozituar mbetje në vendin tonë. Nuk kam ndryshuar qëndrim asnjëherë dhe nuk mendoj se do të ndryshoj ndonjëherë në të ardhmen. Kam pasur në krah dhe kam qenë edhe vetë në krah të tyre, të gjithë ata djem dhe vajza, që vazhdimisht janë përfshirë në kundërshtimin e ligjeve, projekteve, marrëveshjeve, vendimeve që u kanë hapur rrugë ose është menduar se mund t’u hapin rrugë mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera të vijnë nga vende të tjera drejt Shqipërisë. Këta burra dhe gra si Lavdosh Ferruni, Kozara Kati, Elsa Ballauri, Andi Tepelena, Aldo Merkoçi, Yllka Hita, etj. janë patriotë të shkëlqyer, njerëz të përgjegjshëm, bëjnë punë të papaguar, bëjnë punë krejtësisht qytetare, janë militantë të shëndetit të popullit shqiptar dhe të pastërtisë së Shqipërisë. Problemet, shqetësimet dhe mendimet që ata ngrenë duhet të shqyrtohen me një kujdes dhe seriozitet të madh. Kanë përparësi të gjithë këta aktivistë të shoqërisë civile, që bëjnë përpjekje të mëdha pa përfitim personal, për çështje që janë në interes të shëndetit të popullit shqiptar dhe mjedisit të Shqipërisë. Këtu sigurisht që edhe politika, qeveria dhe deputetët kanë argumente të tjera, ashtu si lobues të tjerë kanë argumentet e tyre në favor të ligjit për importin e mbetjeve, për importin e këtyre lëndëve të para të industrisë së riciklimit, siç thonë. Mirëpo, unë qëndroj në krah të AKIP-it, për disa arsye. Them që ata kanë të drejtë në këtë rast. Unë nuk dua t’i injoroj edhe argumentet e Shalsit e kolegëve të tjerë, nuk dua t’i injoroj as argumentet e operatorëve të industrive të riciklimit që kanë investuar në këtë fushë, ashtu si nuk dua të injoroj as mendimet e investuesve dhe as të lobuesve që janë në favor të këtij ligji. Mendoj se AKIP-i ka të drejtë të pakontestueshme. E para që këto nene, këto amendime parashikohen në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri, i cili ka si qëllim, si objekt ligji, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të popullit nga papastërtitë dhe plehrat e Shqipërisë. Në këtë ligj nuk ka vend të diskutojmë për import mbetjesh nga vendet e tjera. Ky ligj ka një objekt shumë të qartë. Nëse duam të bëjmë një ligj tjetër, mund të bëjmë një ligj të veçantë dhe ky ligj të argumentohet, të mbrohet dhe të diskutohet me shoqërinë civile dhe, në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare ku ne aderojmë, të gjendet procedura e miratimit korrekt në respekt të të gjithë individëve, qytetarëve dhe komunitetit në Shqipëri, që kanë interesa jetike të lidhura me këtë zhvillim dhe me mjedisin në vendin tonë. Ky miratim që bëjmë tani, mendoj se e tejkalon etikën politike. Ne kemi një situatë kur në vitin 2013, shumica e majtë, shumica jonë, erdhi në pushtet dhe një nga premtimet që kishim ishte t’i mbyllnim rrugën këtij importi. Mund të bie dakord me Shalsin, që mund të jenë përmirësuar disa kushte, mund edhe të mos jenë fare këto, por kanë ndryshuar argumentet. Mundet që edhe Shalsi ka të drejtë në disa gjëra të tjera, por mendoj se kjo gjë duhet bërë në mënyrë tjetër. Ne duhet të bëjmë projektligjin për këtë çështje. T’ia japim publikut si qëndrim të ri politik dhe pas zgjedhjeve të ardhshme të shkojmë ta votojmë. Sepse i bie që ne t’i zhgënjejmë këtë njerëz si Lavdoshi, Kozara e të tjerë që përmenda, të cilët janë mbështetës të së majtës dhe na kanë votuar në vitin 2013 bashkë me shumë qytetarë të tjerë për këtë qëndrim që ne kishim. Për korrektësi, ne nuk mund t’i bëjmë të ndihen të zhgënjyer, sikur na dhanë votën për një qëllim të caktuar dhe pastaj ne dalim sikur i kemi gënjyer. Ne mund ta bëjmë këtë projekt. E argumentojmë, e diskutojmë me shoqërinë, marrim miratimet e duhura, u themi që ky është qëndrimi i ri politik dhe shkojmë në zgjedhjet e reja. Pas zgjedhjeve edhe mund ta miratojmë, nuk është ndonjë problem, 7-8 muaj janë deri në zgjedhje.

A e menaxhojmë dot ne si vend importin e mbetjeve, a kemi kapacitet?

Këto janë veprime që shoqërohen me një mungesë të madhe besimi, kur është fjala për Shqipërinë, sepse kështu kanë funksionuar këtu institucionet. Të gjithë ata ambientalistë dhe qytetarë të shqetësuar për këtë ligj, janë të shqetësuar me të drejtë. Kjo është vërtet diçka e rrezikshme. Ne duhet ta çojmë deri në fund përpjekjen për të bërë menaxhim të plotë të mbetjeve në Shqipëri. Duhen bërë shumë mirë përpunimi i mbetjeve dhe ato që janë të riciklueshme t’i jepen industrisë, por nga mbetjet tona.

Ligji u amendua, referendumi nuk mund të mbahet. A mendoni se janë tejkaluar kompetencat?

Arsyetime për këtë mund të bëjmë shumë. Mendoj se duhet të shohim në përmbajtje. Duhet të dialogojmë me urtësi, me respekt të madh me qytetarët dhe sidomos me këtë pjesë që ka bërë shumë kërkime, kanë vite të tëra që studiojnë situatën në botë, precedentët e ndryshëm, pasojat e përpunimit të mbetjeve dhe kanë njohuri të detajuara që në opinionin e gjerë mund të mos njihen fare dhe po të njihen mund të kishte edhe më shumë sensibilitet. Unë mendoj që me urtësi duhen bërë këto diskutime, pa urgjencë. Është një çështje që duhet të marrë kohën e vet dhe mundësisht është një çështje që duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve të 2017-s. Kjo është pikëpamja ime.

A mund të kthehet kjo në një bumerang për maxhorancën?

Kjo e ka një problem brenda, sepse ka qenë një çështje shumë sensitive në zgjedhjet e kaluara. Ka një problem të etikës politike, të seriozitetit me qytetarët.

Parë në këndvështrimin ekonomik, ky projektligj është mundësi për biznesin e riciklimit apo dëm për ambientin?

Nga e gjithë kultura që kam unë për këtë çështje, sepse kam qenë gjithmonë shumë i interesuar për çështjet e mjedisit, di se asnjëherë nuk ka përfitim ekonomik nga këto lloj zhvillimesh që sakrifikojnë mjedisin. Kostot që paguan shoqëria nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe ekologjike janë gjithmonë shumë më të larta se përfitimet që merr shteti dhe përfitimet që marrim ne nga ekonomia e riciklimit. Një mjedis i pastër e ndihmon ekonominë dhe ne duhet ta bëjmë ekonominë patjetër. Kemi shumë rrugë, shumë mundësi për të bërë ekonomi, por nuk mund të bëjmë ekonomi duke shkatërruar mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 9 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 12 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 8 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.