Koço Kokëdhima rifut emrin në listë për t’u zgjedhur në Asamblenë e PS

Koço Kokëdhima ka arritur ta rifut emrin në listën e kandidatëve për Asamblenë e PS pas një urdhëri që ka shkuar tek organizatorët e Kongresit. Urdheri ka ardhur nga Edi Rama, thonë në komisionin e votimit të kongresit. Problemi real i Kokëdhimës është se duke qenë anëtar i Asamblesë  vetëm si deputet, mund të iki pas disa muajsh, kur Gjykata Kushtetuese pritet t’i heqë mandatin e deputetit. Duke humbur mandatin e deputetit, ai humbet automatikisht gjithë postet që ka në parti, përfshi dhe të qënit anëtar i Asamblesë së PS.

Ndaj Kokëdhima ka bërë presion të votohet që të jetë në Asamble të PS-së për të rrëzuar Gramoz Ruçin si sekretar të përgjithshëm .

Përveç sherrit  Rama-Blushi ka plasur tjetër duel mes Gramoz Ruçit dhe Koço Kokëdhimës. Por Ruçi mbetet kockë e fortë.

SHKARKO APP