“Superdeputeti” Koço te Fevziu: Mandatin nuk ma heq dot njeri
Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima e cilësoi kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit në Gjykatën Kushtetuese si një sulm politik. Në një intervistë në emisionin “Opinion” tek Blendi Fevziu, deputeti Kokëdhima u shpreh se “kjo është një lojë e Sali Berishës”. Ai u shpreh se do ta përfundojë mandatin e deputetit të plotë pasi nuk ka asnjë shkelje nga ana e tij në marrjen e fondeve. “Unë jam deputet i popullit. Mandati është paprekshëm nuk ma heq dot njeri”,- tha Kokëdhima. “Kontrata është lidhur përpara sesa unë të shpallesha deputet dhe kontrata 20 mijë lekëshe që më përmendni nuk është kur unë kam qenë deputet. Mos e paraqit sikur kompania ka bërë ndonjë krim, kompania është krijuar për të bërë biznes. Të gjitha kontratat që u referohet Berisha dhe të vetët, janë 11 kontrata, që janë lidhur përpara sesa të bëhesha unë deputet. Nuk kam përfituar asgjë unë si deputet. Nuk ka asnjë provë kundër meje”,- tha ai.
Kokëdhima shtoi se komuna për të cilën akuzohet se i ka dhënë fondet ka qenë e PD-së. “Po akuzohem se kam marrë lekë nga një komunë që është e Saliut. Kush e beson këtë?”,- tha deputeti i PS. I pyetur nëse do e njihte vendimin nëse Gjykata Kushtetuese i hiqte mandatin, Kokëdhima tha: “Do e respektojë vendimin. Unë nuk bëj komente për vendimin e Kushtetueses. Gjykata, me rastin e Ilir Beqajt i ka dhënë përgjigje dhe rastit tim”,- tha Koço Kokëdhima.
Më tej Fevziu i nxori një listë me emerime në administrëtën e shtetit propozuar nga deputeti Kokëdhima, por “supërdeputeti” mohoi se i njihte.