Kokëdhima:PD dhe PS ndikuan tek Kushtetuesja.Nuk duhet PDIU në qeveri

Ish-deputeti socialist:“LSI i ka qëndruar korrekte marrëveshjes me PS-në, ndërsa të kundërtën nuk mund ta pohoj…”

Ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima foli mbrëmë tek Blendi Fevziu. Ai tha prerë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte vendim politik dhe më pas, pas insistimit të Fevziut, Kokëdhima e hodhi bombën. Tha se PD-ja ishte në lojë kundër meje, por segmente brenda së majtës kanë punuar kundër meje dhe ndikuan tek vendimi i Kushtetueses. Më pas Koço Kodhima ia hoqi “siguresën” bombës së tij të cilën e mbante në dhëmbë nga inati prej muajsh. Tha se brenda PS-së ishin segmente të interesuara kundër tij.

Në të vertetë heqja e mandatit të tij la shumë veta gojëhapur, pasi disa anëtarë të gjykatës kushtetueses janë shprehur deri një ditë para vendimit se nuk do ti hiqej mandati, por në mesnatë dikush ka ndërhyrë dhe ka vendosur. Gjykatat thuhen se janë të pavarura, por të gjithë e dijmë se sa varësi kanë nga politika në Shqipëri. Por pyetja mbetet akoma e varur mbi kokat e njërëzve se cili e dha urdhërin për Kokëdhimën. Pasi vetëm një njeri si kryeministri Rama kishte fuqi mbi këdo, edhe mbi gjykatën në fjalë. Ka edhe një informacion se dikush nga ambasadorët e huaj bashkë me kryeministrin kanë vendosur që t’i hiqet mandati ndërsa gjykata vetëm sa ka firmosur. Kjo ka mundësi të ketë ndodhur nisur edhe nga deklaratat e Kokëdhimës në lidhje me qendrimin e disa ambasadorëve, sidomos edhe mbrëmë kur kritikoi ambasadorin amerikan Lu dhe ambasadoren e BE Vlahutin për presione mbi deputetët e parlamentit. “Shkojnë ambasadorët nëpër grupe parlamentare dhe i marrin e i shantazhojnë deputetët i trajtojnë si punëtorë krahu. Nuk zgjidhen ambasadorët nga populli shqiptar dhe duhet të ketë respekt për përfaqësuesit e popullit”, ka thënë Koço Kokëdhima.

Siç duket me marifet ish-deputeti sulmoi ambasadorët, që mund të kenë ndikuar mbi fatin e mandatit të tij si deputet. E jo vetëm ambasadori, edhe kryetari i PS-së, pasi nuk u mbrojt fare nga selia rozë heqja e mandatit. Asnjë fjalë nuk u tha.

Në Kushtetuese kishin dërguar, përveç Kokëdhmës, edhe Valentina Leskaj e Rakip Sulin. Dhe që kishin me shumë fakte për t’iu hequr mandatin, por nuk ndodhi. Pra e gjithë loja ishte për të spostuar Kokëdhimën nga parlamenti dhe politika. Po cili ka qenë i interesuar në PS për ta palosur deputetin më të fortë të Kuvendit? Patjetër që në kupolën e PS-së ishin të interesuar ta hiqnin qafe Kokëdhimën dhe ia arritën.

Por Kokëdhima nuk sqaroi publikisht, ndonëse ndër dhëmbë e përtypi, se cili ishte personi që e ndëshkoi nga mandati deputetit. A ishte Edi Rama, Gramoz Ruçi apo ndonjë ambassador i huaj i rëndësishëm?

Ndërsa Kokëdhima në lidhje me koalicionin PS dhe LSI ai tha se LSI e ka respektuar marrëveshjen, duke ia lenë kupolës së PS-së fajin që nuk ka qenë korrekte me Ilir Metën. Ai tha se “Reforma në drejtësi ka lëkundur frymën e bashkëpunimit mes PS dhe LSI, në koalicion. Kjo, për mënyrën se si u bë kjo reformë. Unë kam punuar me konceptin e të majtës së bashkuar. E kam bërë me dëshirë për këtë gjë. Tani ata (Rama-Meta) kanë një marrëdhënie të komplikuar. Ky koalicion funksionon, LSI i ka qëndruar me korrektësi këtij koalicioni. Kanë qenë seriozë në këtë koalicion”, ka deklaruar Koço Kokëdhima në emisionin “Opinion”.

Më tej ai theksoi se sa herë e majta ka hyrë e ndarë në zgjedhje ajo humbet zgjedhjet. Ndaj duhet korigjuar qeverisja dhe modernizuar marrëveshjen mes PS-LSI. Në lidhje me PDIU theksoi se nuk hyn tek e majta, pra la të kuptonte se po bëhet gabim nga Rama që i lë gjithë këtë hapësirë pushteti. Sipas Kokëdhimës tre janë partitë kryesore;PS, LSI dhe PD, ndërsa partitë e tjera nuk kanë ndikim, por vetëm sa marrin poste për të bërë emërime e blerë vota.

Më tej ai theksoi se duhet që emrat për kandidat për deputet të zgjidhen nga anëtarsia e PS-së së qarkut e të mos jenë monopol i kryetarit të partisë. Dhe ka të drejtë ish-deputeti në këtë që kërkon si vendimmarrje e PS-së, por pak gjasa ka që të ndodhë.

Koço Kokëdhima goditi fort mbrëmë, foli se PS dhe PD u bënë bashkë kundër tij. Dhe kështu ka ndodhur.

SHKARKO APP