Kolumbia miraton me referendum masa antikorrupsion. Po Shqipëria, kur?
Dy tablo të ngjashme, Shqipëria dhe Kolumbia. E kemi fjalën për drogën dhe mafien. Kolumbianët i janë drejtuar sot qendrave të votimit, për të marrë pjesë në një referendum ku kërkohet mbështetja për miratimin e 7 masave anti-korrupsion në vend. Ndërsa siguria në vend është përmirësuar në vitet e fundit, kolumbianët kanë kthyer gjithnjë e më shumë vëmendjen e tyre në rastet e korrupsionit, duke përfshirë blerjen e votave, procedurën e marrjes së kontratave publike, etj.
Një analist kolumbian theksoi se sipas përllogaritjeve, korrupsioni i kushton vendit rreth 17 miliardë dollarë në vit, shifër kjo ekuivalente me 5.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Çështja e korrupsionit ishte një temë e nxehtë në zgjedhjet presidenciale të qershorit, pasi kandidatët iu përgjigjën zemërimit popullor me një valë premtimesh për reforma. Ndër masat të cilat po votohen sot në referendumin kombëtar, janë edhe ulja e pagave për parlamentarët, kufizimi i mandateve në postet publike, etj., ndërsa pjesa dërrmuese e anketuesve pritet të votojnë pro.
Kjo po ndodh në Kolumbi. Ndërsa në Shqipëri e cila quhet “Kolumbia e Europës” dhe ku dhjetra e dhjetra ton kapen nga europianët me canabis, drogë, hashash,etj e ku korrupsioni është gjigand, asnjë masë nuk ka për të bllokuar këto fenomene negative. Akuzat shkojnë deri aty sa opozita akuzon kryeministrin si kreun e mafias vendase. Kjo është shumë e rëndë, ndaj nëse PS dhe Edi Rama e ndjejnë veten të akuzuar kot së koti, pse nuk organizojnë një referendum pak a shumë si Kolumbia. Paralelisht me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë nga Vettingu ka nevojë edhe për vendim politik. Vendim ku të hiqen krejt mekanizmat shtetrorë që prodhojnë korrupsion. Ku të arrestohen ish-ministra dhe ministra.
Shqipëria duhet të pastrojë radhët nga politika e krimit, mafies dhe korrupsionit. Kolumbia po e fillon, kurse ne akoma.