Zgjerohet skandali në Bukuresht, arbitri i ndeshjes komunikoi me telefon

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për Nations League, vazhdon të bëjë bujë. “Dardanët” u larguan nga fusha e Bukureshtit pak sekonda para fundit të ndeshjes, pas thirrjeve raciste.

Skandalet nuk kanë të ndalur, pasi së fundmi në rrjetet sociale qarkullon një fotografi të arbitrit të ndeshjes, Krogh M, duke komunikuar në telefon.

Pamje me të vërtetë e rrallë e gjyqtarit danez, pasi dihet që gjëra të tilla janë rreptësisht të ndaluara në një sfidë të nivelit të lartë. Mediat në Kosovë shkruajnë se ende nuk dihet se me kë ka komunikuar Krogh, në ato momente.

Swiss Digital Desktop Reklama

UEFA po merr në shqyrtim rastin dhe në muajin e ardhshëm pritet që të dalë me një vendim, që me siguri do të jetë i ashpër për të dyja skuadrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?