Komisioneri Hahn: Vazhdoni luftën kundër krimit dhe drogës

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi sot në Tiranë se qeveria shqiptare nuk duhet të humbasë kohë për reformat. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Hahn u shpreh se qeveria nuk duhet të humbasë më kohë me reformat.
Hahn tha se mirëpret rezultatet në procesin e vettingut, ndërsa qeveria duhet të vijojë luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës.

“Doja të thoja se të gjitha arritjet janë të rëndësishme. Mirëpresim rezultatet në procesin e vettingut. Por qeveria duhet të vijojë luftën kundër krimit, trafikut të drogës si dhe zbatimin e reformave të ndërmarra. E kam theksuar dhe dua ta vë në pah rëndësinë që ka ky proces i negociatave të anëtarësimit për të gjithë administratën e cila duhet të shtojë përpjekjet e nevojshme. Procesi për negociatat që kemi nisur sot është një arritje. Qeveria ka bërë gjithçka për të ulur nivelin e azilkërkuesve”- tha Hahn.

Para takimit me kryeministrin Edi Rama, komisioneri i BE u takua dhe me kreun e shtetit. Presidenti Ilir Meta, në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të qershorit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

SHKARKO APP