Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi uron për votimin, por thotë “Kujdes, mos dilni nga shinat!”. Pra jo 30 korrik!

Pas miratimit në Kuvend me 97 vota të Kodit Zgjedhor, kanë reaguar ambasada e SHBA në Tiranë, ambasada e BE në Tiranë si dhe vetë Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga Kuvendi, ndërsa nënvizoi faktin se u përmbush një nga kushtet kyç të konkluzioneve të Këshillit Europian.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri nxiti të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.

“Mirëpres miratimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kjo përmbush një kusht kyc të konkluzioneve të Këshillit Europian. Për cdo ndryshim tjetër, nxis të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.”, shkruan komisioneri.

Pra as me pak e as me shumë komisionieri europian tha se mirë me Kodin Zgjedhor por mos dilni nga shinat tani me 30 korrik duke prekur Kushtetutën.

 

SHKARKO APP